Lajmi i fundit

VIDEO/ Erion Veliaj 7 orë e gjysëm në SPAK: Dhashë të gjitha shpjegimet për inceneratorët

‘Makbeth’ po shfaqet në vilën e diktatorit Enver Hoxha, merr kartën e identitetit me vete'

‘Makbeth’ po shfaqet në vilën e diktatorit Enver Hoxha, merr kartën e identitetit me vete'

15:06, 09/12/2021
A+ Aa A-

Tragjedia “Makbeth” e Uilliam Shekspirit do të shfaqet përgjatë muajit dhjetor muaj në ish-vilën e diktatorit Enver Hoxha. Aktori i mirënjohur Albert Trebicka ka folur për këtë shfaqje të pazakontë të Teatrit Kombëtar Eksperimentar mbi një skenë të habitshme që të krijon një ngjethje të dyfishtë.

“Për ne, një vend më sinjifikativ se ai nuk besoj se mund të ketë, - tha Trebicka sot në “Kafe Shqeto”.

Kjo është hera e dytë që hapet kjo vilë. Herën e parë është hapur për një koncert roku dhe kjo është hera e dytë. Po si është sjellë në kohë kjo vepër e Shekspirit?!

“Maktbethi sigurisht është një kryeveprat e Shekspirit, - tha Trebicka, - Tragjedia më dinamike që ka shkruar pena shekspiriane, është bashkëkohore dhe ka qenë në çdo moment, se ka lidhje drejtpërdrejt me pushtetin, me luftën dhe me ambicien dhe me gjithçka që bëhet për fron. Në rastin konkret, projektin tonë, prandaj dhe është perifrazuar një rishikim nga brenda i veprës, për ta sjellë në këtë kohë ku jemi ne dhe për t’i folur realitetit. Për mua, ky është mendimi im, nuk ka vlerë asnjë autor i madh, qoftë edhe Shekspiri, nëse ti nuk i flet realitetit tënd apo vendit tënd.

Vlerat e Shekspirit si dramaturg, vlerat monumentale të Shekspirit, nuk diskutohen fare se i ka vendosur koha, bota, gjithë njerëzimi dhe nuk diskutohen më. Puna është se çfarë i thua ti sot këtij realitetit tënd nëpërmjet Shekspirit dhe shumë natyrshëm ai i thotë të gjitha gjërat.

Ideja parësore ka qenë për të bërë një shfaqje bashkëkohore, por qasja drejt Vilës nr. 31 erdhi gjatë procesit të punës, si me thënë në kërkim të një ambienti alternativ, sepse Makbethi është kudo. Figurativisht, në mënyrë metaforike, është në çdo qelizë të jetës tonë, jo vetëm në realitetin tonë po në mbarë botën dhe ndaj është aktual akoma dhe rimerret e rivihet vazhdimisht, sepse lufta për pushtet, lufta për fron, për të pasur një pushtet absolut është bashkudhëtare.

Ne, jo më larg se dje e pardje kemi bërë provat gjenerale, “të famshmet” siç quhen dhe për specifikën që ka shfaqja, kemi ftuar edhe publik në atë ambientin e vilës, në një nga sallonet kryesore, megjithëse ne shfrytëzojmë thuajse të gjithë katin e parë për të shpalosur të gjithë veprimin dramaturgjik. Të dyja këto prova u testuan me publik dhe impakti vërtet ka qenë i jashtëzakonshëm, fantastik, sepse njerëzit kur vijnë e futen në vilë kanë atë ndjesinë, sidomos brezat që jetuan në atë sistem, por edhe brezat e rinj që kanë dëgjuar nga familjarët e veç kësaj është dhe në ADN e trashëguar dhe, fillon impakti me shfaqjen që nga momenti kur shkëputesh nga rruga që ndan Vilën me pjesën tjetër të ish- Bllokut, futesh tek Vila e fillon e bëhesh pjesë. Që kur ushtarët e Gardës të marrin kartën e identitetit, ID, të kap ndjesia që po futem diku.../ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë në videon e KAFE SHQETO.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco