Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

150 vjet më parë lindi patrioti Sulejman Delvina

150 vjet më parë lindi patrioti Sulejman Delvina

07:20, 06/10/2021
A+ Aa A-

150 vjet më parë, më 5 tetor të vitit 1871, lindi në Delvinë, Sulejman Delvina, patriot, mësues, politikan dhe veprimtar i çështjes kombëtare.

Mësimet e para i ndoqi në vendlindje dhe më pas studimet e larta në Stamboll. Mbajti disa poste të rëndësishme brenda administratës osmane deri në vitin 1911 ku kundërshtoi hapur politikën xhonturke dhe politikën ekspasioniste të vendeve fqinje kundrejt territoreve shqiptare.

U zgjodh një nga përfaqësuesit e kolonisë së Stambollit në Konferencën e Paqes në Paris më 1919.

Pas Kongresit të Lushnjës u emërua kryeministër i qeverisë ku u përball me probleme të shumta, ku më të mprehtat ishin çështjet e kufijve dhe çështja e Vlorës ku dha një mbështetje të madhe si dhe firmosi protokollin italo-shqiptar për zbrazjen e Vlorës dhe rrethinave të saj nga italianët.

Mbështeti Lëvizjen e Qershorit dhe u caktua në krye të Ministrisë së Jashtme në Qeverinë Noli. Pas dështimit të Lëvizjes largohet nga vendi për t’u rikthyer më 1928. U nda nga jeta më 1 gusht 1933, në Vlorë.

Në fotografitë më poshtë parqitet portreti i Sulejman Delvinës dhe biografia e tij në gjuhën italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco