EMRI/ Sekretari i 'veteranëve', hetues i Sigurimit të Shtetit

EMRI/ Sekretari i 'veteranëve', hetues i Sigurimit të Shtetit

17:41, 03/03/2020
A+ Aa A-

Kapardisen sot sikur çoç luftë kanë bërë. Duan vazhdimisht privilegje, pensione, etj. Promovojnë luftën e klasave vazhdimisht.

Sipas porosisë së partisë organizojnë propagandën monumentale për të mbajtur gjallë të keqen komuniste të Shqipërisë, regjimin më kriminal e terrorist që ka njohur ndonjëherë vendi. Kanë hyrë nëpër shkolla të mesme tani sepse edhe në pleqëri nuk mund të rrinë pa lëshuar helm. Por në fakt e fshehin çfarë kanë qenë gjatë diktaturës.

Në fakt kanë qenë persekutorë që mbrojnë krimet e regjimit të djeshëm komunist. Organizata e “veteranëve” është vetëm kamuflimi i veprimtarisë enveriste të këtij grupimi. Në foto është odise porodini, sekretar i përgjithshëm i organizatës së “veteranëve”.

Në fakt këta e meritojnë të quhen “veteranët e punëve të brendshme” se nazistë vetëm nëpër filmat e kinostudios kanë parë (dhe nga gjermani i filmit kanë frikë). Karriera e tij: në vitet 1951-1956 ka qenë hetues në Gjirokastër; më 1957-1961 hetues në degën e hetuesisë së Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit.

Më 1963-1969 hetues e kryehetues në DPB Korçë.

Më 1974-1982 zëvendëskryetar dege në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB dhe më 1982-1983 hetues në DPB Tiranë. Prej vitit 1983, për këtë veprimtari që vetëm njerëzore nuk është, i rëndon buxhetit të shtetit. /55News

Kolazh me dokumente për Odise Porodinin: 

Image

Odise Porodini me uniformën e Sigurimit të Shtetit:

Image

Odise Porodini në ditët e sotme:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco