Bollivudi dhe Nollivudi bashkojnë forcat, një histori dashurie ndër-raciale

Bollivudi dhe Nollivudi bashkojnë forcat, një histori dashurie ndër-raciale

11:23, 25/02/2020
A+ Aa A-

Dy industri shumë të mëdha filmi, Bollivudi dhe Nollivudi, kanë bashkuar forcat për të prodhuar një film rreth dashurisë së dy personave të racave të ndryshme.

India dhe Nigeria do të sjellin filmin “NamasteWahala” që përkthehet “Përshëndetje telashe”.

Gjuha e filmit është një përzierje mes asaj indiane dhe gjuhës pidgin nigeriane.

Producentja e filmit shprehet se ka jetuar që fëmi në Nigeri, pavarësisht origjinës indiane, dhe kjo e ka frymëzuar për këtë projekt.

Ajo tha për CNN: ”Të gjithë i pëlqejnë Bollivudin dhe Nollivudin, kështu që mendova ‘si ka mundësi që askush nuk ka bërë një histori dashurie për të dy?”

Filmi do të publikohet në prill dhe ka aktorë të famshëm të të dy shteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco