FOTO/ 'Shqiptarët si shitës akulloresh', reagon komentatori kroat: Nuk i ofendova shqiptarët, ja e vërteta

FOTO/ 'Shqiptarët si shitës akulloresh', reagon komentatori kroat: Nuk i ofendova shqiptarët, ja e vërteta

11:28, 19/08/2017

Një frazë e një komentatori kroat në ndeshjen Dinamo Zagreb - Skëndërbeu ka prekur mijëra shqiptarë.

Gjatë komentimit të ndeshjes, komentatori i HRT, Stjepan Balog ndër të tjera tha se ka kaluar koha kur i njihnim shqiptarët si shitës akulloresh dhe ëmbëlsirash në transmetim direkt. 

Pas këtij etiketimi, komentatori HRT, televizioni kombëtar kroat, Stjepan Balog ka dërguar një email në adresën e klubit të Skënderbeut ku ka kërkuar falje për shprehjen e tij në komenti.

Balog kërkon falje klubit dhe gjithë Shqiptarëve të prekur nga fjala e tij, por sipas Balog asnjë moment nuk ka dashur të ofendojë popullin tonë e më tepër të ndikojë në mardhënien e mirë mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

"Kam marrë shumë mesazhe nga njerëz shqiptar të cilë janë të nevrikosur nga komenti im në ndeshjen Dinamo Zagreb - Skënderbeu. Nuk i kam shprehur ato fjalë në kontekstin e parë dhe nuk kam dashur të ofendoj popullin Shqiptar.

I kërkoj falje të gjithëve dhe nuk dëshiroj që frazë e gabuar të ndikojë në miqësinë e mirë mes dy popujve. Unë e di shumë mirë që shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë e Kroacisë.

Ju lutem ta shpërndani mesazhin tim dhe faljen time në gjithë median shqiptare.

Ju falenderoj për mirekuptimin".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Matia19/08/2017 17:05

Dakort vetingrama

Vetting Rama19/08/2017 15:02

Ti mor zotni vertet i ke ofenduar pasi ata nuk dine me bo akullore apo byrek, ata kultivojne kanabis, mos reklamo gabim.

Shto koment

Denonco