Patrick Schick në ankand, në skenë dalin edhe gjigandët gjermanë

Patrick Schick në ankand, në skenë dalin edhe gjigandët gjermanë

11:22, 11/08/2017

Ankand për Patrick Schick. Pas transferimit të mbetur në tentativë te Juventus, u duke se sulmuesi i ri çek i Sampdorias do të përfundonte tek Inter, ku gjithçka u paraqit si punë e kryer. Por nuk është vetëm klubi milanez i interesuar, siç bën të ditur agjenti i tij Pawel Paska për Isport.cz: "Nuk dua të zbuloj detaje. Duhet të biem dakord me Sampdorian, pasi klauzola e lirimit nuk vlen më që nga 15 korriku. Një gjë është e sigurt, çimi i lojtarit do të jetë konsiderueshëm më i lartë se ai i klauzolës. Aktualisht janë tri skuadra në garë dhe jemi ende në start”.

Tri skuadrat që e duan janë Inter, Roma e Monaco, por edhe një emër i ri ka qarkulluar orët e fundit. Është Bayern, i cili megjithatë nuk do ta merrte lojtarin direkt në Munih. Carlo Ancelotti mund të ndjekë të njëjtën strategji si me Serge Gnabry, duke e blerë Schickun për ta huazuar te Borussia Mönchengladbach.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment