VIDEO/ Zbardhen fjalët ofenduese ndaj arbitrit, Wenger rrezikon shumë

VIDEO/ Zbardhen fjalët ofenduese ndaj arbitrit, Wenger rrezikon shumë

13:03, 24/01/2017

Federata Angleze e Futbollit ka hapur një hetim për trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger i cili rrezikon të pezullohet me 4 ndeshje për shkak të sjelljes të pahijshme në përballjen e fundjavës kundër Burnley.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, tekniku francez po rrezikon shumë pasi nëse do të dënohet me 4 ndeshje atëherë ai do të humbë përballjen kundër kryesuesve të Chelseas, transmeton SYRI.net.

Wenger u përfshi në një debat të ashpër me arbitrin e katërt dhe për këtë Komisioni i Disiplinës po shqyrton mundësinë e ndëshkimit jo vetëm me pezullim ndeshjesh por edhe me një gjobë financiare e cila përllogaritet në rreth 20 mijë sterlina.

Pas transkriptimit të videos është zbuluar që Wenger i ka thënë arbitrit “Mashtrues i ndryrë”./ SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco