Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

E pazakontë/ Korça ngrihet në protestë kundër UEFA-s

E pazakontë/ Korça ngrihet në protestë kundër UEFA-s

20:23, 20/02/2018

Ditën e mërkurë, në qytetin e Korçës do të organizohet një protestë ndaj akuzave të UEFA-s për klubin e Skënderbeut.

I parashikuar si një marshim nga Katedralja deri te stadiumi, pritet që në këtë tubim të ketë një pjesëmarrje masive.

“Të gjithë duan të përfshihen në këtë tubim, për t’i dhënë mesazhin UEFA-s se ky sulm që po bëhet është i padrejtë. Tubimi do të nisë në orën 13:30 dhe do të jetë tubim paqësor. Nuk është nismë e klubit të futbollit, por e qytetarisë korçare. Ky qytet jeton me futbollin dhe po e mbylle këtë derë, do të thotë ta vrasësh këtë qytet”, thonë tifozët korçarë.

Kjo është një situatë e pazakontë për shkak të rikthimit të dënimit për 7 herë kampionët e Shqipërisë, të cilëve i është hequr titulli kampion i sezonit 2015-2016 për të njëjtat akuza, gjithashtu është lënë edhe një vit jashtë kupave të Europës nga UEFA.

Sa i përket skuadrës, ajo vazhdon e qetë përgatitjen për ndeshjen e kësaj jave, që do të jetë një përballje shumë e rëndësishme me një rival të rëndësishëm në letër, si Partizani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco