Dënimi i Skënderbeut nga UEFA? Safet Gjici: Nëse e ka merituar...

Dënimi i Skënderbeut nga UEFA? Safet Gjici: Nëse e ka merituar...

11:40, 18/02/2018

Dënimi me 10 vite i Skënderbeut nga UEFA për mospjesëmarrje në Kupat e Europës ka shkaktuar reagime të shumta.

Vetë klubi është shprehur se asgjë nuk është përfundimtare, dhe se vendimi do të apelohet Po çfarë mendojnë kundërshtarët e Skënderbeut.

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici në një intervistë dhënë për mediat është shprehur se ky nuk është një lajm i mirë për futbollin shqiptar.

“Nuk duhet të gëzohemi pse një ekip dënohet nga UEFA. Nuk kemi nevojë të shtyjmë njëri-tjetrin, që të dënohet një ekip dhe pjesa tjetër të gëzohet, por nëse e ka merituar është çështje tjetër”, është shprehur Gjici.

Po ashtu Gjici është shprehur se ka një plan për të investuar në stadiumin e Kukësit e gjithashtu ka marrë një premtim nga kryeministri, Edi Rama në lidhje me këtë investim e gjithashtu thotë se Kukësi e meriton një investim të tillë pas atyre që ka dhënë në futbollin shqiptar.

‘’Kryeministri dha miratimin e tij për te investuar në stadiumin e Kukësit bashkë me Federatën, që do të thotë se 50% e investimit do të jetë nga Federata dhe 50% nga qeveria. Kukësi e meriton këtë investim, për atë çfarë ka dhënë në futbollin shqiptar, por mbi të gjitha duke qenë shumë i pastër”, është shprehur më tej tekniku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco