Ju tregoj pseudonimin e Ismail Kadarese gjatë komunizmit

Ju tregoj pseudonimin e Ismail Kadarese gjatë komunizmit

22:55, 21/09/2017
A+ Aa A-

Në një rrëfim ekskluziv, për emisionin “Të Paekspozuarit”, Fatos Lubonja zbuloi një detaj për të shkuarën e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Sipas Lubonjës, në regjimin komunist Kadareja ka pasur pseudonimin “Gert Arbana”. Lubonja nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj botuesit, Henri Çili.

“Për fat të keq, sulmet ndaj meje vijnë për shkak të sotmes, jo për shkak të së kaluarës, pra, gjithmonë me politikën që kemi ne, që t’i gjejmë diçka atij që na del kundër, ta trembim etj. Unë mendoj që këtu ka disa sulme që janë koordinuar, por ndalemi te Kadareja.

Ajo që di unë është se universiteti i Henri Çilit ka hapur një ‘Qendra Kadare’ dhe në prezantimin që i bënë kësaj qendre, kanë thënë se Kadare ka qenë i rrezikuar nga gjyqi i Todi dhe Fatos Lubonjës. Unë mendoj, se Kadareja e ka dosjen e hapur për gjithë veprën e tij. Më mirë të studiohet Gert Arbana, i cili ka shkruar mbi treqind faqe. Pse nuk shkon një shqiptar, t’i thotë Kadaresë ‘ore ti, a je Gert Arbana?’”, tha Lubonja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi22/09/2017 19:26

Z/ Znj/ Ajo! Neve bijt e komunistve jemi duke share... Fatos Lubonjen.

Ajo22/09/2017 18:30

Zoterinj qe shani pa piken e edukates nje njeri si Lubonja qe megjithese ka vuajtur kaq shume ne burgjet komuniste, eshte shume here me njeri se ne qe nuk i jetuam ato tmerre. Prandaj kur perdorni ate gjuhe vulgare ju nuk fyeni Lubonjen por tregoni se cilet jeni ju ne te vertete. Dhe besoj se nuk keni lexuar asnje liber ne jeten tuaj!

Neshat toza22/09/2017 09:40

Nji prej Shkodre tha: O Gert Arbana, a mi rrun te tana?,!! Gert tha:c bane naum laska, se mu ka cjerr MASKA!

Toni22/09/2017 05:58

Po ky eshte psikopat, merreni ne PD o syri se nje budalla me shume spish pune

Shto koment

Denonco