Meta: Qeveri me Ramën? Nuk mendoj se shqiptarët duan të humbin kohë sërish

Meta: Qeveri me Ramën? Nuk mendoj se shqiptarët duan të humbin kohë sërish

22:59, 23/06/2017
A+ Aa A-

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta duke folur në studion e Arian Çanit është shprehur se nuk mund të bëhet më koalicion me Edi Ramën, sepse shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur.

“Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me Ramën. Ata nuk kanë qindra vite për të jetuar.

Edi Rama mundohet se si do të gënjejë për herë të dytë për herë të tretë. Nuk është njeri transparent.

Është shumë i dobët para të fortëve dhe është shumë i fortë para të dobëtëve. Ai është i nënshtruar para oligarkëve.

Nuk ka kohë për ti dhënë më shans këtij njeriu i cili përkeqëson çdo ditë raportin e tij me publikun”, u shpreh Meta në Zonë e Lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco