Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Blushi: Ja 18 arsyet pse duhet të votoni LIBRA-n

Blushi: Ja 18 arsyet pse duhet të votoni LIBRA-n

20:57, 23/06/2017
A+ Aa A-

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi, ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që në 25 qershor të votojnë forcën e tij politike.

Blushi ka renditur 18 arsye se pse shqiptarët duhet të votojnë për LIBRA-n ditën e diel.

Ja postimi i Ben Blushit në Facebook:

18 ARSYE PËR TË VOTUAR LIBRA 18

1. LIBRA do vendosë që asnjë shqiptar të mos jetojë me më pak se 17 mijë lekë të reja në muaj

2. LIBRA do ulë taksat për shtresën e mesme

3. LIBRA do shpërblejë çdo bebe me 1000 euro

4. LIBRA do zgjidhë çështjen e pronave me një ligj të ri për Tokën

5. LIBRA do ulë në 5% tvsh e ushqimeve bazë

6. LIBRA do përgjysmojë apo zerojë tarifat universitare

7. LIBRA do dyfishojë buxhetin për arsimin

8. LIBRA do e kthejë në detyrim arsimin e mesëm për çdo nxënës

9. LIBRA do subvencionojë sigurimet shoqërore për çdo biznes të të rinjve, start up, nën 30 vjeç

10. LIBRA do ulë çmimin e naftës, gazit dhe energjisë

11. LIBRA do heqë çdo taksë për investimet e emigrantëve shqiptarë

12. LIBRA do nxjerrë jashtë qyteteve lojrat e fatit, duke krijuar zona të veçuara për to

13. LIBRA do kërkojë që politikanët të ndëshkohen nga juri popullore

14. LIBRA do aplikojë votimin elektronik për të gjithe shqiptarët, kudo ku jetojnë

15. LIBRA do kërkojë një parlament me 100 deputetë dhe President nga Populli

16. LIBRA do anullojë përfundimisht ligjin e importit të mbetjeve

17. LIBRA do anullojë konçesionet në shëndetësi

18. LIBRA do zhdukë për 100 ditë çdo rrënjë kanabisi nga Shqipëria

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E23/06/2017 21:20

Nuk besoj se do marri më shumë se dy mandate por sigurisht që duhet Blushi në parlament për kritikat dhe idetë origjinale. "LIBRA do shpërblejë çdo bebe me 1000 euro" është një ide e mirë, origjinale, e realizueshme, për këtë arësye e kanë ironizuar/sulmuar aq shumë. Pikat 12-13-14-16-17-18 janë si premtimet e Ramës për shëndetësinë falas.

Shto koment

Denonco