Mediat e Ramës përplasen me njëra-tjetrën/ Bollino: Ishin 7600 protestues; ‘Tema’: Ishin 50 mijë

Mediat e Ramës përplasen me njëra-tjetrën/ Bollino: Ishin 7600 protestues; ‘Tema’: Ishin 50 mijë

18:53, 13/05/2017
A+ Aa A-

Protesta paqësore e opozitës është kryefjala e lajmeve të sotme. Aktualisht debati që po zhvillohet në mediat pranë qeverisë është për të gjetur numrin e saktë të protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Por, dëshira e madhe për të zbehur sa më shumë protestën e opozitës, ka bërë që edhe vet mediat e Ramës të ngatërrohen me njëra-tjetrën.

Konkretisht, media pranë Qeverisë Rama, “Shqiptarja.com” e Carlo Bollinos në bazë të përllogaritjeve të veta matematikore ka dalë në përfundimin se në shesh ishin gjithsej 7600 persona.

Kurse, media tjetër qeveritare “Tema” ka nxjerrë si shifër 50 mijë protestues në bulevard. Një shifër shumë herë më e madhe se sa ajo e Bollinos. Edhe “Tema” ka bërë përllogaritjet e veta matematikore.

Tani pyetja që shtrohet është se cilën matematikë duhet të besojmë; atë të Carlos apo atë të Mero Bazes?

Megjithatë, ajo që ne kuptojmë nga këto dy lajme të njëjta por me përfundim të ndryshëm është fakti se Rama ka urdhëruar mediat pranë tij që të zbehin protestën me "kartën" e numrit të pjesëmarrësve, pasi dështuan me aludimet se do të kishte dhunë. /SYRI.net/

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku13/05/2017 23:45

    Kar Mer Bolja Baz. Kur vështroj këto fytyra më imagjinohet pështymorja e dentistit kur hiqen dhëmballët. E quajnë vehten gazetarë kur KryeKarMinistri i quan "mediat e kazanit", nuk revoltohen kur kkm popullin e ti e quan "qentë që lehin". E mbrojnë edhe kur .... , ç' lodhem kot tu mbush mëndjen këtyre pështymoreve.....

    Iliri13/05/2017 20:52

    Mediat e rames???? Po ju te kujt jeni??

    Berti 13/05/2017 19:50

    Keta mender gomere, Bollino del ingani ala Musolini dhe Mero Shpifaraku,. ke mashtrojne me kete foto marre disa dite me pare, nga helikopteri i Rames me te cilin do te hidhet ne Greqi e te kerkoj strehim tek drogmenet greke

    mali13/05/2017 19:50

    Dhe te mendosh qe per te trembur popullin opozitar duke deklaruar se do te kete dhune jo vetem ambasaderat ketu ne tirane , por edhe hanerat e kukerat e europes ! Derguan letra te hapura e te mbyllura ! I pergjeroheshin qe te mos e ndiqnin opoziten se tashme kishin gjetur opozite tjeter ! Shkruan majlinderat nga bregu ne breg ! Shkruan anal-istet te cilet pershkruan luften e trojes me topa e me mitroloza , me heshta e me topuz ! E tani gjith ketyre ju mbeti "analiza" mu ne gryke , se per be nuk ju doli asnje nga ato qe parashikuan e prapamenduan , qofte per dhune e qofte per pjesmarrje ne nje dite ferri te nxehte ne pik te diellit !! Nje manifestim gjigand qytetarie !!

    KILI13/05/2017 19:19

    Pirdhni se leroheni .Dy hijenat po zihen .Mos hani marmalat shume se ne e beme fora duke ju eleminuar juve plera

    ShkoDrani13/05/2017 19:00

    Po sipas apozits sa ishin, por mos ja fusin kot, se njerezit nuk jan te marr. Ka ik koha kur dikush thote "flutoron gamari" e tjert thojshin "fluturon"

    morri 13/05/2017 18:56

    karla bolina e meroja baze jan te dy plerat ealeances se kolers

    Shto koment

    Denonco