Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Rama braktis takimin me kongresmenët amerikanë

Rama braktis takimin me kongresmenët amerikanë

17:56, 11/05/2017
A+ Aa A-

Një grup kongresmenësh amerikanë qëndruan dy ditë në Tiranë dhe u takuan me zyrtarët më të lartë të shtetit, përveç se me Kryeministrin Edi Rama.

Kongresmenët u takuan dje me Presidentin Bujar Nishani, kryeparlamentari dhe presidentin e zgjedhur Ilir Meta, me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sikurse njoftoi sot Ambasada Amerikane në Tiranë, në takime u diskutua për krizën politike në vend dhe të tjera çështje të rëndësishme.

Edhe në njoftimin e ambasadës së SHBA, nuk përmendet ndonjë takim me Kryeministrin Edi Rama. Syri.net u interesua përse kongresmenët amerikanë nuk u takuan me shefin e qeverisë. Burime nga Kryeministria sqaruan për Syri.net se Edi Rama nuk ndodhet në Shqipëri, por në Venecia. Kreu i qeverisë ka shkuar për ekspozitën e radhës të pikturave të tij.

Duhet të theksojmë se delegacioni i kongresmenëve amerikanë u nis me mision drejt Ballkanit për të hetuar punën e ambasadave amerikane dhe nëse ka ndikime nga filantropi i majtë George Soros. Është e vështirë të kuptohet se si Kryeministri Edi Rama anashkalon një takim me zyrtarët amerikanë të parashikuar në axhendë, për të hapur ekspozitë pikturash në Venecia.

Kongresmenët amerikanë sot janë larguar nga Shqipëria për të vijuar turin e tyre në vendet e tjera të Ballkanit.

Në delegacion janë kryetari i komitetit të Drejtësisë të Kongresit Goodlatte dhe përfaqësuesit Steve King, Matt Gaetz, Dave Trott, David Cicilline, Peter DeFazio. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

refugjati12/05/2017 18:13

poshte pseudemokratet ish komunista o spiun te sigurimit

xhaja nga Kavaja .12/05/2017 15:09

Mos po "harroni" se Rama eshte kryeministri i Shqiperise . kongresmen ka me qindra ,kryeminister nje. Takimi me min e jashtem Bushati eshte mese i mjaftueshem per nivelin e delegacionit te senatit . reciproritet quhet . A do mundnin nje grup deputetesh te parlamentit tone te takonin zTramp nese ata do vizitonin ShBA ? Jo. e atehere ça ka ketu per tu habitur ?

i verteti12/05/2017 08:09

Rama po behet gati per justifikimin e parave si bisnesmen dhe i duhen ekpozitat per te deklaruar te ardhura fiktive pasi si mund ti nxjerre parat nga sunducet ndryshe

Jimkopsa12/05/2017 03:11

Hahahah Ç'kongresmen zeza Jane keta.

...11/05/2017 21:20

Rama sben dot zgjedhje ne PS se ka frike, ju kerkpni te mbaje per vendin. Diktatoret largohen vetem me revolte dhe kete e ka vertetuar historia. Pra me pak fjale te shtunen ne shesh ta heqim

komentuesi11/05/2017 20:57

SI UDHEHEQES " RAJONAL" DHE SE SHPEJTI UDHUHEQES " BOTROR " PAS ZGJEDHJEVE TE 18 - QERSHORIT TE GARANTUARA NGA KOMISARI I KUQ HAN I KA CAKTUAR NJE DATE TAKIMI ATIJ QE DO TE ISHTE " TURPI I BOTES " PO TE ZGJIDHEJ PRESIDENT I SH . B . A DHE DO T' A URDHEROI QE T'I BERTASE OPPZITES TE MOS FUTET NE ZGJEDHJEJET E 18 QERSHORIT SI NE KOHEN E ATIJ QE E KA " GATUAR "PER KETE DETYRE DO TE FUSE " M I K "KROATEN E NGJYROSUR ME TE KUQ.

piere11/05/2017 19:17

more kupptojeni se rama eshte legen e kelysh i sorosit.cfare doti thoshte kongresmeneve per drogen apo per kinezin e korruptuar.

Ajo11/05/2017 19:06

Iku Rama ne Venecia sepse si do tu dilte perpara kongresmeneve amerikane pasi u krekos ne CNN dhe kudo ku mundi si lider boteror, per me teper futi hundet atje ku si takonte, ne zgjedhjet elektorale te shtetit me te fuqishem ne bote????Rama s'eshte i zoti te mbaje zgjedhje demokratike ne vendin e tij, guzon dhe meson vendet e zhvilluara qe nuk kane asnje problem se si ti administrojne zgjedhjet dhe populli shpreh lirisht per ke do ta hedhe voten!!!!

Tajari11/05/2017 19:06

Nuk ka ku ta qije veten ky bastard dhe arrogant, do te zhduket nga ajo karrige ,prej nga ku po i sjell deme te pa logaritura kesaj shqiperie te drobitur

Keta qe na duan 11/05/2017 18:59

O shoku ka me rendesi Shitja e pikturave sesa e ardhemja e Ketij Kombi. Se ndryshe si do justifikoj leket.....

Shto koment

Denonco