VIDEO/ Basha flet për kaosin në Maqedoni: Ngjarje tronditëse

VIDEO/ Basha flet për kaosin në Maqedoni: Ngjarje tronditëse

21:38, 27/04/2017
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha i ftuar në emisionin Opinion ka deklaruar se në Shqipëri nuk mund të ndodh ajo që po ndodh në sot Maqedoni.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se a rrezikon Shqipëria të kthehet në të njëjtën situatë si ajo në Maqedoni, Basha ka deklaruar se kjo nuk ka mundësi të ndodhë. Kjo sepse vendet nuk ndodhen në kushte të njëjta politike.

“Është një ngjarje shumë e rëndë dhe tronditëse. Edhe më tronditëse për ne shqiptarët duke qenë që edhe një numër deputetësh shqiptarë janë sulmuar fizikisht”, është shprehur Lulzim Basha.

Po ashtu Basha ka shprehur mbështetjen për shqiptarët e Maqedonisë dhe për faktorët politike shqiptarë, duke i ftuar ata të qëndrojnë së bashku./opinion.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco