Mbledhje në PS për zgjedhjen e Presidentit, Ruçi: Po presim negociatorët europianë

Mbledhje në PS për zgjedhjen e Presidentit, Ruçi: Po presim negociatorët europianë

14:11, 24/04/2017
A+ Aa A-

Grupi parlamentar socialist është mbledhur sot për të diskutuar lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, siç deklaruan burime nga PS-ja. Nga procesi për zgjedhjen e Presidentit, deri tani janë djegur dy raunde pa asnjë emër konkret të propozuar, as nga mazhoranca, e cila ka vendosur të dialogojë me opozitën dhe të mos vendosë e vetme. 

Pas mbledjes, kryetari i Grupit të PS, Gramoz Ruçi, tha se “jemi në pritje të negociatave me zyrtarët europianë”.

Nesër në Tiranë do të vijnë dy eurodeputetë për të nxitur dialogun ndërmjet palëve me një axhende prej 12 pikash. Vizita e tyre do të jetë vetëm 6 orë.

Ndërkohë që mazhoranca pret të gjejë emrin konsensual për Presidentin me opozitën, kjo e fundit ka deklaruar shprehimisht nëpërmjet gojës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha se zgjedhjen e Presidentit të Republikës ia lë popullit dhe kjo mbetet oferta e vetme për këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

SAJE QORRI24/04/2017 16:29

ska ku shkon ruci puci muci tuci e gjith rilindas, Rama po inskeno krize presidenti qe te bjere , do te bjere bute por gabohet , do thyej qafen dhe gjith shpurra rilindase

Shpata24/04/2017 14:55

Me 1914 erdhi ne Shqiperi Princ Vidi, i derguari i fuqive te medha, per 6 muaj ai u mundua ti 'Shtrengonte vidat' pushtetareve Shqipetare qe ziheshin pa fund pa shprese! Pergjate ketyre 107 vjeteve, me qindra te derguar dhe negociatore kane ardhur ne Shqiperi! Edhe ne kohen e diktatures Mehmeti qahej tek ambasadori Sovjetik! Kur do ta kuptojne Politikanet Shqiptare se duhet ti zgjidhin vete problemet? Shpresoj qe per 6 ore, ky McAllisteri te beje çudira! Por si duket, populli meriton politikanet qe ka!

gramo24/04/2017 14:26

Vinin nje femer presidente o gramo. Me mire se ty per presidente femer nuk e ben njeri Ti 97 ike ne greqi i veshur si femer , dhe ike per bukuri . Edhe kete radhe vishu si femer ( duket qe te shkon ) dhe hy ne gare per presidente

Shto koment

Denonco