Qeveria: Edhe ushtrinë kundër kanabizimit. Ja si reagon ideatori, që i kushtoi karrigen e ministrit

Qeveria: Edhe ushtrinë kundër kanabizimit. Ja si reagon ideatori, që i kushtoi karrigen e ministrit

13:49, 29/03/2017
A+ Aa A-

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, sot pas detajeve që dha zv.kryeministri Niko Peleshi për strategjinë anti-kanabis është ndjerë krenar për veten.

Menjëherë pasi Peleshi deklaroi, se nuk përjashtohet edhe përfshirjen e ushtrisë në luftën

ndaj Kanabisit ka reaguar në faqen e tij në twitter edhe ideatori i kësaj mase ekstreme, Ylli Manjani. Ai ka rikujtuar, se ishte ai që pak muaj më parë kërkoi përfshirjen e ushtrisë dhe ka përshëndetur qëndrimin e Peleshit.

“E përshëndes zv/Kryeministrin, që pranoi sugjerimin tim për futjen e ushtrisë në luftën anti­kanabis. Zoti Peleshi është i vetmi që dëgjon!”, shprehet Manjani në twitter.

Por kanë qenë pikërisht këto kritika dhe propozime në atë kohë mbi kultivimin e kanabisit dhe mënyrën se si duhet luftuar fenomeni, që sollën edhe shkarkimin e tij nga detyra prej kryeministrit Edi Rama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

mali29/03/2017 14:44

Ouuu , mbasi e mbollet e trafikuat , tani po na e luftokeni ! I bete parate mo i bete !! Per keto zgjedhje i siguruat parate , kismet zgjedhjet e tjera mbjellim prap !! Po ke merrni per budallenj o illi !! Per kete qe i bete vendit ( kur dezifektonte mishkonja skrapaliu ne divjake ) ju duhet te denoheni njesoj si trafikantet dhe kriminelet , sepse shnderimin e vendit ne kolumbi e kishit strategji !!!

Shto koment

Denonco