Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Prokuroria: Nuk ka shkelje në marrëveshjen e detit me Greqinë, dosja mbyllet

Prokuroria: Nuk ka shkelje në marrëveshjen e detit me Greqinë, dosja mbyllet

18:24, 23/03/2017
A+ Aa A-

Pas më shumë se dy vitesh hetim, Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për marrëveshjen e detit me Greqinë, pasi dyshohej se këtij shteti iu fal territor ujor shqiptar.

Burime zyrtare nga ky institucion thonë së gjatë hetimit nuk u gjetën elemente të veprës penale të kryera nga grupi negociator dhe personat që firmosën marrëveshjen. Por Prokuroria nuk pranoi të japë sqarime zyrtare për arsyet qe e çuan hetuesit drejt këtij vendimi. Gjatë periudhës se hetimit u pyetën 11 anëtarët e grupit të cilët deklaruan se kishin respektuar ligjin se dhe marrëveshja nuk prekte ujërat territorialë shqiptare.

Për këtë çështje u pyeten kryenegociatori Ferit Hoxha, kundëradmirali Kristaq Gerveni në atë kohë zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm, thanë burime të nga prokuroria. Gjithashtu Gazmend Turdiu, ish-Sekretari i Përgjithshëm në ministrinë e Jashtme dha sqarimet e tij.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufijtë detar mes dy vendeve u nënshkrua me 26 Janar 2010 në Tiranë. Pakti u firmos nga dy ministrat e Jashtëm të asokohe Dora Bakojanis nga pala greke dhe Lulzim Basha ish-Ministër i Jashtëm.

Marrëveshja e Prillit 2010 hapi debate, pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi paktin duke e shpallur antikushtetues. Sipas vendimit të gjykatës, marrëveshja cenonte integritetin territorial të Shqipërisë.

Kallëzimi për marrëveshjen ishte bërë nga Ministria e Jashtme, e cila dyshonte se shtetit grek iu fal territor dhe zyrtarët duhet të hetoheshin për akuzën e marrëveshjes për falje territori.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco