FOTO/ Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, sqaron: Si na e vodhi autorësinë e Pazarit të Ri, Rama-Veliaj

FOTO/ Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, sqaron: Si na e vodhi autorësinë e Pazarit të Ri, Rama-Veliaj

10:57, 16/03/2017
A+ Aa A-

Pikërisht në ditën e Verës, më 14 mars, opinion publik u bombardua me lajme dhe pamje të inaugurimit të Pazarit të Ri në kryeqytet. Ky projekt i përfunduar, u trumbetua me të madhe si një arritje e madhe e qeverisë dhe veçanërisht kryetarit të baskisë, Erion Veliaj. Por si është në fakt e vërteta e këtij projekti dhe investimit të tij?

Gjatë fjalës së tij në inaugurim, kryeministri Rama “harroi” të përmendë se iniciatori dhe investitori kryesor i këtij projekti nuk është as qeveria e tij dhe as institucioni që drejton beniamini i tij Erion Veliaj. Autori  është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Por Rama pa ju dridhur qerpiku dhe zverdhur faqja nga mashtrimi i radhës, ja dha meritën për këtë projekt Bashkisë së Tiranës dhe ekskluzivisht, kryebashkiakut Veliaj.

“Vetëm sot mund të shikojmë këtu se çfarë fuqie ka vota, çfarë fuqie ka pjesëmarrja e të gjithëve në procesin e qeverisjes së komunitetit duke bërë zgjedhjen e duhur. Parafytyroni si do ishte këtu sikur në 2015 Bashkia e Tiranës të mos ishte kthyer nga një konvikt me një dhomë të madhe gjumi ku gërhiste kryetari i bashkisë në një shtëpi të përbashkët të komunitetit ku mendohet ditë natë për komunitetin dhe bëhen ditë natë projektet për transformimin e madh që ka filluar.”, mashtroi Rama plot pompozitet në fjalën e tij.

Por menjëherë ka ardhur reagimi i autorëve dhe investitorëve të vërtetë të këtij ambient të ri tregtar dhe relaksues në Tiranë (shih fotot), të cilët edhe pse ishin në krah të kryeministrit, u fyen sepse nuk u përmendën fare. Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, me anë të një deklarate për shtyp, ka sqaruar publik për të gjithë ato detaje që Kryeministri Rama e Kryebashkiaku Veliaj I fshehën me qëllim, duke mos u shprehur.

Fondacioni nxjerr bllof që në fillim të sqarimit të tij për publikun Ramën dhe Veliajn, duke deklaruar se, projekti për Pazarin e Ri ka nisur pesë vite më parë, kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte Lulzim Basha.

Gjithashtu në këtë deklaratë, zbardhen edhe financuesit e vërtetë të Pazarit të Ri. Fondacioni thekson se kontributin më të madh në projekt, prej më shumë se 4 milionë euro, e kanë dhënë sipërmarrësit e zonës. Fondacioni ka dhënë rreth 3 milionë dollarë, ku përfshihet dhe hartimi i projektit, e në të ardhmen do të mbështesë bizneset e zonës me fonde dhe konsulencë; ndërsa Bashkia Tiranë dhe Qeveria kanë dhënë 2,5 milionë dollarë dhe janë angazhuar vetëm në vitin e fundit në projekt.

Deklarata e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

14 Mars 2017, një ditë e veçantë për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe për shumë qytetarë të Tiranës e komunitetin e biznesit në zonën e Pazarit të Ri.

Sfida e nisur 5 vite më parë, u kurorëzua sot me inaugurimin e kompleksit të rikonstruktuar të Pazarit të Ri me të gjithë infrastrukturën bashkëkohore.

Në këtë projekt ambicioz, për të cilin shumë ishin skeptik, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka angazhuar 3 milion USD dhe Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare kontribuan me rreth 2.5 milion USD në punimet e rikonstruksionit. Ndërsa investimet private nga bizneset e zonës kanë kaluar shumën 4 milion $ deri tani.

Angazhimi dhe investimi i AADF tek Pazari i Ri do të vazhdojë me krijimin e Zonës për Zhvillimin e Turizmit – TID Tirana, model i zbatuar me sukses nga Fondacioni në disa qytete të Shqipërisë. Fondacioni do të mbështesë bizneset lokale të zonës në krijimin e shoqatës të bizneseve si dhe duke dhënë grante për të përmirësuar bizneset në zonën TID së bashku me shërbimet e duhura të konsulencës për to.

Image

Ky projekt shënon një nga ndërhyrjet më transformuese dhe frymëzuese që është bërë në Tiranë në 25 vitet e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

koua17/03/2017 10:09

o rednex suma po ti ku e ke hallin se po te shahen keto dy plerat .Pse mos te thuhet e verteta siç eshte por te mburren e te marrin kto meritat e te tjereve qe sponsorizojne , dhe kto fonde u dhane kur ishte Z . Basha ne krye te Bashkise .Por e bllokoi e . Drama punimet.

rednex16/03/2017 12:34

Sa shume vrer qe keni..

bolja16/03/2017 12:19

Keta te fondacionit qenkerkan per te ngrene hallve. Deklarata e tyre as u transmetua ne asnje kanal televiziv askush nuk mesoi te verteten per shume e financuar. Meritat I mori Deri Fiku dhe shoqja Edvina Rama

fondacioni 16/03/2017 12:15

Eshte shume e vertete . Ky fondacion ka financuar 3 ml usd . Dhe me pak ka financuar bashkia apo qeveria. Nuk e di pse mburret Velia , apo Rama , jane kokrat e mashtruesve .

Shto koment

Denonco