Vis Roshi, Artur Bushi, Armando Prenga & CO, arsyeja pse shqiptarët nuk pranohen në BE

Vis Roshi, Artur Bushi, Armando Prenga & CO, arsyeja pse shqiptarët nuk pranohen në BE

17:04, 24/11/2016
A+ Aa A-

"Në pushtetin lokal dhe qëndror nuk mund të ketë njerëz që ndiqen me urdhra kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Ne nuk mund ti përmendim "kriminelët" me emra ka thënë ai, por ato i dinë të gjitha institucionet”.

Kjo ishte deklarata e qartë e krerut të grupit kuvedorn CDU/CSU në Bundestagun gjerman Gunther Krichbaum. Ndërsa ai e ka quajtur të çuditshme se si njerëz të dënuar në Shqipëri apo në vende perendimore vazhdojnë të jenë deputetë, në këtë vend ka veteëm një njeri që nuk sheh asnjë problem në këtë pikë (Edi Rama) dhe fatkeqësisht ato që ende i besojnë atij dhe broçkullave që lëshon pa doganë.

Emra në fakt i dimë dhe ato janë ende aty, me këmbënguljen e Edi Ramës dhe mburojen e tij politike. Është aty Ervin, Ervis Rroshi, është aty Armando Prenga (voton për ligjet e këtij vendi nga mëngjesi në darkë), është aty Artur Bushi (Kruja një nga vendet ku kultivohet pa fund hashashi në Shqipëri), e shumë e shumë të tjerë që ligji i Dekriminalizmit i nxorri të palarat, por lavatriçja e propagandës qeveritare i fut në centrifugë dhe i nxjerr të larë.

Kjo është një shuplakë e fortë që Edi Rama merr nga Angela Merkel vetëm pak ditë përpara takimit të tyre të rradhës në Berlin. Një poshtërim më publik se kaq, frau Merkel nuk mund ti rezervonte djalit të saj plang-prishës të cilin e projketoi si Lider Rajoni dhe i doli batakçi Surreli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco