Agron Shehaj në Syri.net: Nuk kam kontribut në PD, por jam ftuar aty sepse ...

Agron Shehaj në Syri.net: Nuk kam kontribut në PD, por jam ftuar aty sepse ...

18:37, 22/02/2018
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Agron Shehaj, i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka folur për akuzat ndaj tij dhe mënyrën se si ai u fut në politikë.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili lidhur me akuzat se ai ka paguar para për të marrë mandatin, Shehaj tha se e gjitha kjo është një farsë.

Ai tha se është e vërtetë që ai nuk ka një kontribut në PD, por ai është ftuar aty që të japë kontributin e tij në të ardhmen.

‘Ideja ime është që të sjellë në politikë atë formulë që më mundësoi suksesin në biznes, që të përhapim një filozofi punë ku nuk ekziston gënjeshtra, por kushte të barabarta për të gjithë. Ky nuk është vetëm synimi im por edhe i zotit Basha.  Këto janë idiotësira janë totalisht false. Po të më kishin pyetur se cila është akuza që do të shpifin kur të hyni në politikë, nuk do më kishte shkuar mendja se do blija mandate. Ata që më njohin do besonin të kundërtën se do kisha marrë lekë për tu futur në politikë dhe jo për të paguar. Unë jam i djathtë, kam ideologji të djathtë, unë jam i djathtë dhe nuk mund të zgjidhja diçka tjetër. Më akuzojnë shpesh se nuk ka kontribute në PD, dhe ju kam zënë vendin të tjerëve, unë i kuptoj. Unë nuk kam kontribute në PD, por më kanë ftuar në PD, sepse mendojnë se kam çfarë të jap dhe të kontribuoj’, tha Shehaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco