Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shpërthen ish-ministri i Ramës: Llalla u persekutua nga regjimi i Hoxhës, sot pa gjyq e persekuton DASH

Shpërthen ish-ministri i Ramës: Llalla u persekutua nga regjimi i Hoxhës, sot pa gjyq e persekuton DASH

12:47, 17/02/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale në lidhje me vendimin e DASH për të mos lejuar hyrjen në SHBA të ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe familjes së tij.

“Ironi e madhe e fatit!

Adriatik Llalla u persekutua familjarisht nga rregjimi i Enver Hoxhës.

Sot persekutohet po familjarisht, madje edhe pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH.!

Këto janë faktet e vetme që shohim ndaj familjes Llalla. Të tjerat janë komente, dyshime e hamendësime.

Me dyshime e hamendësime, pra pa prova të vërtetuara gjyqsisht, kishte dhe ka një radhë shumë të gjatë VIP-sh, përpara Adriatik Llallës, që duhen ndëshkuar...

Parimet e demokracisë na mësojnë se personi dënohet gjyqsisht që të quhet fajtor! Pra mirë do ishte ta dinim se cfarë korrupsioni “të rëndë” ka bërë zoti Llalla, që tja hiqnim vizën edhe ne!

Deri më sot nga perëndimi kishim mësuar se askush nuk ndëshkohet me hamendësime!

Tani sjemi më të sigurtë...

I bie që rregjimi i Enverit paska qenë “largpamës”....

Shumë e çuditshme!”, shkruan Manjani në rrjetin social.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sulo19/02/2018 00:17

LU? ORTAKU DHE GOMONIA E EDI RAMES...I DUHET KERKUAR DEPARTAMENTIT TE SHTETIT QE TA KALOJE NEPER VETING...DHE DUHET TE HETOHET PER NXITJE TE URREJTJES POLITIKE ,PER MARRJEN NE MBROJTJE TE NJE QEVERIE TE KORRUPTUAR,PER MOSINFORMIM DHE KEQINFORMIM TE DEPARTAMENTIT TE SHTETIT...NUK E MERITON TE JETE PJESE E DIPLOMACISE,SIDOMOS ASAJ AMERIKANE...

Daj Jaku17/02/2018 13:45

DASH-i i LU-së nuk i ka hequr vizat as Gramoz Ruçit, as Fatmir/Agron Xhafës e as Sajmir Tahirit. Në DASH vazhdon të komandojë Soros dhe Hinllari. USA komuniste?!?!

Shto koment

Denonco