Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rama po e bën KLP-në dhe KLGJ-në si `kontrolli punëtor`, as Enveri nuk e besonte

Rama po e bën KLP-në dhe KLGJ-në si `kontrolli punëtor`, as Enveri nuk e besonte

11:05, 19/01/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sërish për atë që po ndodh me Reformën në Drejtësi. Në një postim në faqen e tij në FB ai shkruan, se pas përzgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP-së, për të cilët thotë se përzgjedhja i ngjan më shumë kontrollit punëtor si në kohën e Enverit.

”Dallimi i vetëm është emertimi i kolektivave punonjëse. Atëherë kishte Bashkime Profesionale, sot njihet si Shoqeria Civile. Thelbi është njesoj. Kontrolli punëtor tashmë do garantojë drejtësinë popullore, që edhe Enveri vetë nuk e besonte”, shkruan Manjani. Më tej me ironi, ishi-ministri i Drejtësisë, shton se drejtësia popullore, është në veprim.

Statusi i plotë

Kjo përzgjedhja e anëtarëve të KLGJ dhe KLP, më ngjan si kontrollit punëtor e fshatar në kohën e Enverit!

Si atëherë edhe sot, partia kujdeset që kontrollorët të jenë të saj…

Dallimi i vetëm është emertimi i kolektivave punonjëse. Atëhere kishte Bashkime Profesionale, sot njihet si Shoqëria Civile…

Thelbi është njesoj. Kontrolli punëtor tashmë do garantojë drejtësinë popullore, që edhe Enveri vetë nuk e besonte.

Drejtësia popullore në veprim!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco