Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Prokurori amerikan: Në Shqipëri ka korrupsion galopant. Vettingu do të zgjasë 4 deri në ...

Prokurori amerikan: Në Shqipëri ka korrupsion galopant. Vettingu do të zgjasë 4 deri në ...

11:39, 17/01/2018
A+ Aa A-

John Leonardo ka qenë një prokuror i rëndësishëm në SHBA. Por tashmë 71-vjeçari është pjesë e tetë këshilltarëve ndërkombëtarë, pjesë e një përpjekje të pazakontë për të pastruar Shqipërinë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Leonardo ka dhënë një intervistë për portalin amerikan Tucson.com.

BE kërkon që Shqipëria të kalojë në proces vetingu 800 gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, duke ofruar 10 milionë euro për financimin e këtij procesi.

“Është hera e parë që provohet një metodë e tillë e veçantë. Nuk ka asnjë model të mëparshëm. Pritshmëritë janë shumë të larta në një vend ku shumë gjyqtarë dhe prokurorë do të humbasin vendin e punës,” thotë Leonardo.

“Në këtë vend ka një korrupsion galopant në shumë fusha: Polici, gjyqtarë, prokurorë”.

I pyetur se cili është roli i tij, ai thotë: “Jemi tetë nga ne, në një dhomë të madhe. Të gjithë kemi të paktën 15 vite si gjykatës ose prokurorë në vendet tona. Është një grup me goxha eksperiencë- shumë prej nesh kanë punuar në vende të tjera më parë.

Ne duhet të japim këshilla ndaj institucioneve të vetingut për çështjet ligjore dhe teknikat investiguese, strukturat organizative dhe interpretimet e ligjit të vetingut. Ky proces do të shkojë nga 4 deri në 5 vite”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

salah18/01/2018 14:50

hedhin jashtë bandën e plotë budiste të BE-së, konsulentët e Bankës Botërore, 50% të ambasadave të afërt, janë vetëm idiotë të korruptuar, pa punë. Shqipëria çdo vit është më negativ në arsim, shëndetësi, ushtri, policë dhe është një republikë banane e kontrolluar nga kriminelët

kalimtari17/01/2018 12:23

permend 10 milion euro si asgje, ne fakt jane dhe 320 milion dollare do flasim mos ki merak nuk do fshiheni pas parave e sdo ti merrni kollaj duke share shqiperine e korruptuar etj

qytetar17/01/2018 12:08

Nëse gjithë prokuroret e gjyqtarët e vendeve perëndimore do të kishin një mendje, siç bie fjala mendja e "avokatit" tonë të "famshëm" Ngjela, atëhere drejtësia e këtyre vendeve ose do ta kishte dënuar Trumpin e SHBA e Merkelin e Gjermanisë, o do ti nxirnin të pafajshëm. Fakt është se kurdo e kudo, politika mund të ndikojë tek drejtësia e shumë rrallë të ndodhë e kundërta. Kjo histori vlen edhe për "pushtetin e katërt", mediat.

Shto koment

Denonco