Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Spaho: Ja e vërteta për akuzat e PS për kontratën me Rapiscan...

Spaho: Ja e vërteta për akuzat e PS për kontratën me Rapiscan...

23:05, 11/12/2017
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho ka deklaruar se akuzat e PS për kontratën e qeverisë Berisha me Rapiscan po bëhet për të larguar vëmendjen nga skandalet qeveritare.

 “Spekulim me synimin për të larguar vëmendjen nga çështja e Tahirit, nga tre drejtorët e policisë që kanë marrë arratinë. Dhe kur themi Tahiri kemi thënë Edi Rama. Po hapin gjoja problemin e skanimit. Është kontratë e lidhur me një nga firmat më të mira në botë dhe shteti shqiptar e lidhi direkt me Rapiscan.  Rama tha se do ta anulonte kur të vinte në pushtet dhe kur erdhi rishikoi kontratën dhe i bëri disfavorshme për shtetin. i dha garanci buxhetore që nëse nuk do i realizosh do të dal unë garant dhe do të marrë 2.2 mln euro”, tha Spaho në studion e Report Tv.

Sipas tij, kjo kompani tani merr më shumë para se në 2013. “U shtuan faturat me mallra deri në një mijë euro që duhet të skanohen. Pas kësaj kontrate është vëllai i kryeministrit si bashkëpronar i fshehur. Edhe aksionet u shitën në qeverisjen e Ramës”,  deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco