Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Peshku në autostradën Tiranë-Durrës, reagon Berisha: Kush gënjeu për hapjen e portave të rezervuarit?! Peshku pas përmbytjes

Peshku në autostradën Tiranë-Durrës, reagon Berisha: Kush gënjeu për hapjen e portave të rezervuarit?!

10:34, 09/12/2017
A+ Aa A-

Pas publikimit të fotove të djeshme në media, të peshqve që mbushën oborrin e qendres tregtare City Park pas përmbytjes dhe hodhën poshtë deklarat e qeverisë se nuk kishte pasur hapje të rezervuarit, ka reaguar sot ish-Kryeministri Berisha duke ballafaqur faktet me deklaratën e Ramës.

Ja ç'shkruan Berisha sot:

"Plasi peshku në autostradën Tiranë - Durrës! Kush gënjeu për hapjen e portave të rezervuarit të Kasharit dhe mbylljen e kanaleve të autostradës si shkak i përmbytjes së autostradës, qytetari dixhital apo mender kryeministri?

Të dashur miq, më datë 1 dhjetor, në statusin e bazuar në informacione nga qytetarët, ndër të tjera denoncova sa vijon: “Të dashur miq, pasi përmbyti me dorë njeriu të gjithë zonën e Bashkisë së Vorës dhe Tiranës duke hapur portat e rezervuarit të Kasharit dhe mbyllur me palma, kanalet anësore të autostradës Tiranë- Durrës, Edi Rama vendosi të mbulojë krimin e tij të shëmtuar me një trillim të ulët të padenjë edhe për një gangester ordiner.

Ai në kulmin e vërshimit dhe të rrezikut nga përmbytja të qindra e qindra banorëve në këtë zonë, bënte thirrje me tellallët e tij kryetarit të bashkisë së Vorës, z Fiqiri Ismaili dhe kryetarit të bashkisë së Kamzës, z Xhelal Mziu, të paraqiten në krye të detyrës, ndërkohë që këta të dy qeveritarë vendorë në krye të detyrës përballeshin me pasojat e rrebeshit dhe përmbytjes në zonat e tyre...”

Ndaj këtyre akuzave Edi Rama deklaroi atë natë, shikoni videon e mëposhtme, e cila nxjerr Ramën gënjeshtar kongenital,” përfundon Berisha.

Pas përmbytjes sw autostradës, Kryeministri Rama mohoi në mënyrë kategorike se ishin hapur portat e rezervuarit të Kasharit, duke mos dhënë asnjë shpjegim se nga erdhi peshku që mbushi asfaltin. Ai tha se "ajo përmbytje ka disa shkaqe të tjera për të cilat 100% mbështes ministrin e Brendshëm, do t’i shkojmë deri në fund përgjegjësive administrative penale, sepse aty është ndërhyrë drejpërdrejt në rrjetin e shkarkimeve. Kjo ështe qartë, qoftë duke ndërtuar pa leje, qoftë duke improvizuar forma shkarkimesh duke krijuar këto pasoja dhe u kërkoj një dnjesë shumë të thellë qyetarëve që janë gjetur në atë pritë të paligshmërisë që kërcënoi jetë njerëzish."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco