Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Vetingu në polici, ja kapiteni i ushtrisë që po kalon në sitë uniformat blu…

Vetingu në polici, ja kapiteni i ushtrisë që po kalon në sitë uniformat blu…

09:45, 09/12/2017
A+ Aa A-

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, deklaroi në momentin e marrjes së detyrës kalimin në proçesin e vetingut të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit.

Nga ky moment dukej se gjithçka mbeti pezull për shkak të kuadrit ligjor. Por burime nga Ministria e Brendshme konfirmojnë për Syri.net se proçesi i vetingut ka nisur dhe ai po kryhet nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK. Institucioni në fjalë drejtohet nga Dorian Tola, një ish-ushtarak i Forcës Detare, i diplomuar në SHBA, me gradën kapiten lejtnant.

Institucioni në fjalë çertifikon zyrtarë të ndryshëm të shtetit për të pasur ose jo akses në dokumentet që cilësohen si sekret ose tepër sekret, si dhe konfidencial.

Dhe në këtë kuadër duket se DSIK po kalon në sitë drejtuesit e policisë, qofshin këto në nivelin qendror apo lokal. Burimet shprehen se nga verifikimet e deritanishme rezulton se rreth 60 oficerë policie me funksione dhe grada të ndryshme, përfshi këtu edhe të sektorit kundër drogës dhe trafiqeve të paligjshme apo krimit të organizuar, iu është refuzuar rinovimi i çertifikatës së sigurisë, ose nuk kanë aplikuar për rinovimin e saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco