Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Zbardhen arsyet, ja pse Basha mblodhi deputetët e PD tek Kuvendi e jo në selinë e PD

Zbardhen arsyet, ja pse Basha mblodhi deputetët e PD tek Kuvendi e jo në selinë e PD

12:17, 24/11/2017
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka mbledhur sot një grup deputetësh të PD-së në Kryesinë e Kuvendit. Burime nga selia blu thanë se kryedemokrati Basha është duke zhvilluar një takim me 4 deputetë të partisë. Takimi është bërë në kryesinë e kuvendit për shkak edhe se të hënën ka konferencë kryetarësh.

Burimet thanë se takimi u vendos që të bëhej më mirë në kryesinë e Kuvendit.

Pas takimit me deputetët pritet dalja e kreut të PD-së, Lulzim Basha para medias me një deklaratë për shtyp lidhur me zhvillimet e fundit, shpalljen në kërkim të ish-oficerëve të lartë të Policisë, dështimin e operacionit për kapjen e tyre, përfshirjen e qeveritarëve në trafikun e drogës si dhe çështjen e prokurorit të ri.

Një ditë më parë Basha deklaroi para medias lidhur me këto zhvillime: "Me bekimin e Edi Ramës, Policia e Shtetit ka funksionuar si një organizatë kriminale e strukturuar, me hierarki të përcaktuar: nga koka e saj Saimir Tahiri tek drejtorët e policisë së rretheve dhe shefat e anti-drogës e të terrenit. 

Kjo organizatë shtetërore kriminale, bandat që ajo kontrollonte dhe paratë e drogës u përdorën nga Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe ruajtjen e pushtetit të tij. Por këmbanat po bien për Edi Ramën," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo24/11/2017 13:26

Z. Basha, Keto jane fjale boshe nese nuk shoqerohen me aksion politik. Kam nje pyetje per ju: cfare prisni te ndodhe? Nuk besoj te jeni kaq naiv sa te besoni se Rama do turperohet nga skandalet e njepasnjeshme dhe do shperndaje qeverine si e pazonja apo e padenje te qeverise. Perkundrazi, pas shokut te pare eshte hedhur ne sulm duke thirrur ne ndihme edhe sorosianet e BE. Ti japim hakun Rames: dikush tjeter ne pozitat e tij sot jo vetem qe do kish ikur si kryeminister, por do te ishte ne bankat e te akuzuarit, ndersa opozita shqiptare jo vetem qe eshte e pazonja te mobilizoje popullin , por nuk e di duket sikur po e ndihmon Ramen me pasivitetin e saj. Perse vazhdon opozita te qendroje ne ate parlament te paligjshem kur tashme u provua qarte se procesi i zgjedhjeve u tjetersua nga bashkepunimi i PS me krimin?

ceco24/11/2017 13:12

P o mire keto po i marim vesh te gjitha, po opozita ku eshte ? Apo pret sa te iki vete rama.....................................!

t24/11/2017 12:33

beje deklaraten nga zyra o lul, se eshte ftohte atje ne sallon

Shto koment

Denonco