Gjykata rrëzon Salianjin/ Gazetari Fundo nuk shpifi për të

Gjykata rrëzon Salianjin/ Gazetari Fundo nuk shpifi për të

15:24, 21/11/2017
A+ Aa A-

Gjykata e rrethit në Tiranë ka “rrëzuar” sot në mesditë padinë e deputetit të Bashës, Ervin Salianji ndaj agjencisë së lajmeve CityNews.al.

Disa muaj më parë Ervin Salianji paditi në gjykatë  duke pretenduar se shkrimet e publikuara në adresë të tij ishin shpifje, të cilat i kishin dëmtuar imazhin.

CityNews e përfaqësuar nga avokati Klaidi Tefik ka ndjekur procesin gjyqësor dhe së bashku me administratorin e Elvi Fundo janë paraqitur në gjykatë për tu njohur me vendimin e saj.

Në dhjetëra shkrime të agjencisë ka publikuar materiale politike dhe jo vetëm duke pretenduar se deputeti i Bashës, Ervin Salianji është një personazh politik i sponsorizuar nga lidhje të forta me të majtën dhe është akuzuar shpesh si një mashtrues politik publik.

Gjykata e Tiranës sot shpalli vendimin duke e rrëzuar kërkesën e Salianjit, i cili pretendonte se ishte dëmtuar ndaj kërkonte 2 milion lekë të reja dhe publikimin e vendimit të gjykatës në agjencinë e lajmeve CityNews.al.

Sot gjykata ka “rrëzuar” deputetin mashtrues politik publik të Lulzim Bashës.

Në fakt sot nuk ka humbur klienti dhe një nga “kllounët” e Lulit, por sot me vendimin e Gjykatës së rrethit Tiranë, media ka fituar një betejë për fjalën e lirë me klasën e korruptuar politike në vend. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp21/11/2017 16:03

Humbi gjyqin ndaj nje media jashte kazanit, por mund te "fitoj" betejen e llogjeve ne PD dhe ne Parlament.Pse nuk e jepni emrin e gjyqetarit te ceshtjes?.

Edi21/11/2017 15:38

Nuk dua te paragjykoj vendimin e gjykates. Me duket se mire ka bere qe kastraveca te tille u jep keto vendime. Katapultohen njerez sikur me qene ne nje vend ku nuk k te tjere vec ketyre dhe me cv me te pasur. Por kete Elvin me shume sesa nje bLepires te Ridvanit edhe hajdut qe nuk la komune qe nga elbasani deri ne bilisht pa i marre leke gjasme me reklama nuk ka. Ridvani udhezonte ky çerri i mblidhte edhe me e bukura per te mos bere asgje. Mjafton te shohesh pagesat ne emer te ketij apo ndonje shoku qe punonte per kete dhe vepronte per llogari te ketij. Kshu qe ky nuk eshte ndonje lloj tipi me i mire se salianji. Nje M.. jane te dy.

Shto koment

Denonco