Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Presidenti Meta me krerët e shqiptarë në Maqedoni dhe me kreun e VMRO-DPMNE

FOTO/ Presidenti Meta me krerët e shqiptarë në Maqedoni dhe me kreun e VMRO-DPMNE

11:04, 21/11/2017
A+ Aa A-

Gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi takime të veçanta me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni.  

Presidenti Meta u takua me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; me kreun e BESA-s Bilal Kasami, me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela si dhe me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi.

Gjatë këtyre takimeve Presidenti Meta vuri në dukje dhe theksoi rolin kyç të faktorit politik shqiptar për harmoninë ndëretnike në Maqedoni si dhe nënvizoi rëndësinë që mbart bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv i të gjitha forcave politike për ardhmërinë dhe perspektivën integruese euro-atlantike të Maqedonisë.

Presidenti Meta, theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjithë faktorëve politikë në Maqedoni për integrimet euro-atlantike dhe sigurinë rajonale.

 Gjithashtu Presidenti i Republikës zhvilloi një takim të veçantë edhe me kryetarin e opozitës maqedonase (VMRO-DPMNE), Nikolla Gruevski gjatë të cilit theksoi rëndësinë që ka roli i  opozitës në të gjitha proceset euro-integruese të Maqedonisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco