Vasili: Qeveria po i shpërndan paratë tek pasanikët e vet, shkarkimi i Zgurit e të tjerë, artifice për të hequr vëmendjen

Vasili: Qeveria po i shpërndan paratë tek pasanikët e vet, shkarkimi i Zgurit e të tjerë, artifice për të hequr vëmendjen

11:57, 17/11/2017
A+ Aa A-

Petrit Vasili, kryetari i Grupit parlamentar të LSI, ka dalë sot para medias për të shprehur shqetësimin e tij të madh për projektbuxhetin 2018 që u miratua në parim nga mazhoranca. "Dje u shënua armiqësia mes qeverisë e klientëve të saj dhe familjes shqiptare, e cila mori shuplakë shumë të rëndë shoqëruar me depresionin e madh të mungesës së shpresës”.

I pyetur nga mendja se si i konsideron zhvillimet e tjera politike, Vasili tha se "të gjitha të tjerat janë artifica për të hequr mendjen nga trafiku i drogës;  Shqipëria nyje e trafikut të heroinës. Gjithkush duhej të përlotej kur të shihte fëmijën e Bulqizës me gurë në krah që Kryeministri pati paturpësinë ta mohonte...Ç’na duhet neve shkarkimi i kryetarit të KQZ, kur Kryeministri i thotë policëve hiqni kapelet e mblidhni votat?!

Sot Ponc Pilati në krye të qeverisë po shpëlan duart nga ish-ministri....: Jo ia lashë drejtësisë, jo...” Ndërkohë që ai vuri mburojë 75 vota për ta penguardrejtësinë. Artificet e KQZ nuk i mbulojnë këto.

Pyetje: A jeni ju për zgjatjen e mandatit të kryeprokuroti Adriatik Llalla?

Për këtë unë kam vetëm një përgjije: Çfarë përgjigje do të marr për këto tri çështje që ka ngritur LSI-ja për Buxhetin. Nëse unë marr përgjigje pozitive, atëherë kësaj qeverie i dhemb sadopak për shqiptarët. Zgjedhjen e Kryeprokurorit dhe të tjerat i ka ligji shumë të qarta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kaculi17/11/2017 12:33

o legen, po thoi kush qekan keta pasinaket se na lodhet koken. nxiri apo jane dhe shoket tuaj. ne kete rast ka te drejte rama kur thot fol me emra se dhe populli prandaj nuk ju beson se oligark ketu e pasanik aty. thuaji ketij populli kush jane keta qe po i vjedhin. jeni bere qesharak

Shto koment

Denonco