Zëvendësja e Ramës i bën karshillik, Policisë në Shkodër

Zëvendësja e Ramës i bën karshillik, Policisë në Shkodër

13:12, 16/10/2017
A+ Aa A-

Edhe pse përbetohen se do të respektojnë ligjin, sapo vijnë në pushtet ndodh krejt e kundërta. Kjo ka ndodhur edhe me zëvendëskryeministren Senida Mesin ditën e sotme, e cila nuk e ka pasur problem që të parkojë makinën e saj në mes të pedonales së Shkodrës.

Denoncimin e ka bërë gazetari Elvis Nabolli, i cili në rrjetet sociale, ka postuar foton e makinës së zëvendëskryeministres në pedonalen e Shkodrës, zonë e cila dihet se është e destinuar vetëm për lëvizjen e këmbësorëve.

Ja statusi i Nabollit në rrjete sociale:

“Ligji asht i barabarte per te gjithe”….asht e shkrume e zeza ne te bardhe!!! Tvetje, cka lyp makina e zv/kryeministres ne pedonale….? Fiksim e kam pas me parku edhe une njehere ne pedonale me e provu at ndjesine qe do te japin!!!//GazetaExpress

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku16/10/2017 14:05

    Ligji është i barabartë për të gjithë të mirët. Përjashtimin nga kjo thënie e bëjnë të ligjtë, pikërisht ata që kanë krijuar ligjin/të ligjtë të cilët janë të paprekshëm nga i ligu ligj. Sa shpejt zonja Mesi nga "Qyteti" kaloi nga ana e të ligjve, pa kaluar mirë muaji, pa ju tharë akoma qumështi nga buzët.

    Shto koment

    Denonco