Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) kalon nën administrimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Më parë kjo drejtori i takonte Ministrisë së Zhvillimit Urban, por me shkrirjen e kësaj ministrie, tashmë ALUIZNI i kalon Ministrisë së Drejtësisë.
Gjithashtu, qeveria ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Këshillit të Ministrave për pezullimin e përkohshëm të procedurave të prokurimit publik, miratuar më 5 korrik.
“Ngarkohen të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim, i cili hyn në fuqi menjëherë.
© SYRI.net