Qeveria nuk rrëzohet nga brenda, Lulzim!

Qeveria nuk rrëzohet nga brenda, Lulzim!

Nga Astrit Patozi - 18/08/2017

Komentet e Lulzim Bashës mbi raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet nuk ia shtojnë vlerën atij. Përkundrazi, ia zbehin fare, nëse ai vërtetë mund të shërbente për diçka në këtë vend. Jo për këto zgjedhje, se ato mbaruan, por ndoshta në të ardhmen.

Sepse mes fushatës së qetë dhe pa asnjë denoncim të opozitës dhe "tmerreve" që përshkruan raporti, është në mes një det i tërë. Në të cilin i vetmi i fundosur këmbë e duar është Lulzim Basha.

I cili ka përgjegjësi të plotë për memecërinë e Partisë Demokratike, që nga mesnata e 17 majit e deri në ditën e numurimit të votës së fundit në zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas kësaj logjike i bie që çdo opozitë në atdheun tonë, që të provojë se qeveria i vjedh apo i manipulon zgjedhjet, duhet të ketë 6 apo më shumë ministra teknikë. Ndryshe, ajo vetë është e paaftë që të provojë edhe faktojë qoftë edhe një rast të vetëm abuzimi.

A thua se kjo praktika e marrëveshjes Rama-Basha është një traditë universale në këtë vend e më gjerë dhe jo një shpikje shqiptare e minutës së fundit.

Por ne në Shqipëri kemi jetuar dhe këtu janë bërë shumë palë zgjedhjesh. Dhe si Partia Demokratike ashtu edhe kundërshtarët e saj kanë tundur botën me shkeljet dhe manipulimet, sa herë që ka pasur të tilla. Madje, nuk e teproj të them se në shumë raste e kanë ekzagjeruar me pretendimet e tyre, të cilat jo rrallë kanë qenë të shpërpjestuara me të vertetën.

Por më mirë të bërtasësh më shumë se ç'duhet "kapeni hajdutin", se sa të mos pipëtish fare si Lulzim Basha gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ndaj edhe lë shije të keqe kjo "Eureka" e tij pas një raporti shumë atipik të ministrave teknikë të PD, të cilin nuk dua ta paragjykoj. Ashtu si edhe ata vetë për atë thekje në diellin e qeverisë së "armikut", ndonëse zgjedhjet e 25 qershorit kishin dy muaj që ishin mbyllur. Sepse nuk besoj se ka qenë përgjegjësi e tyre mosdorëheqja në kohën e duhur.

Edhe raporti i OSBE/ODIHR-it sikur të nxinte nuk do ta shpëtonte dot Lulzim Bashën nga pesha e fajit për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në 25 qershor, më të rëndën e të gjithë historisë së saj. Ndaj nuk ka asnjë vlerë që të merremi me cilësinë e asaj që kanë shkruar dhe as me rolin që kanë pasur në këtë histori ministrat teknikë, që më në fund ikën prej qeverisë së Edi Ramës.

Lulzimi ka vetëm dy mundësi tani: ose ta besojë plotësisht raportin e teknikëve, që i bie të bojkotojë parlamentin dhe të hapi prapë "çadrën e lirisë". Ose, në rast të kundërt, ta qepë gojën e të mos flasë më për vota të blera dhe të vjedhura, por të lëpijë ndonjë kockë që mund t'i vijë nga Edi Rama, nëse ky i fundit do ta ketë zemrën e gjerë. Kam bindjen se ai nuk do të bëjë, as njërën dhe, as tjetrën. Siç ka ndodhur gjithmonë gjatë këtyre katër vjetëve. Sepse gjëja që urren më shumë në jetë ai është që të marrë vendime.

V.O. Mirëpres me qetësi komentet e grupit të gatshëm të avokatëve dhe zëdhënësve të Lulzim Bashës në PD, meqë ai vetë është me pushime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

d21/08/2017 09:50

Ne njezet dite fushate elektorale, Basha cfare te bente me pare, ti kundervihej Rames, te merej me LSI e PDIU qe e dridhnin bishtin majtas djathtas, apo qe te merej me sulmet tuaja ne ndihme te Rames. Me mire se kushdo, mbledhjen e fakteve per abuzimet ne zgjedhje, mund ta benin ministrat teknike te perzgjedhur nga PD qe tashme e kane dorezuar raportin e tyre jo vetem ne kryesine e PD, por edhe ne institucionet shteterore shqiptare e nderkombetare. Kritikoni Bashen, se paskej bere nje "opozite te zbehte", e nuk kujtoheni se ju vete ishit ne opozite me gjithe opoziten e djathte shqiptare, vetem se sipas jush, Basha ju paskej ngrene hakun. Keta ministra teknike qe e bene detyren e tyre, me aq sa mundeshin, e kryen misionin e tyre, por jeni ju qe nuk u ndjete fare ndaj Rames e u moret me Bashen.

krasasi tp19/08/2017 14:18

z.Patosi, sic e shikon "grupi i gatshem' i Lulzim Ziut eshte me pushime ."Grupi i gatshem i Taulantit" nuk e rrun me sec behet ne PD.Per ta "komisari ishte loja".Ministrat teknike te PD ishin rojet e caktuar nga L.B per te siguruar qe mbi zgjedhjet nuk do vinte dore askush.Nese raporti i tyre thekson dhe argumenton se mbi zgjedhjet jo vetem eshte vene dore por edhe jane perdhunuar, atehere sic theksoni ju me te drejte ,zgjedhjet nuk duhet te pranohen si te lira dhe te drejta.Te dy "largepamsit" E.R dhe L.B i kane pranuar Ministrat Teknik si arbiter.Ky raport(M.T) duhet te vleresohet nga nderkombetaret pasi garant ishin nderkombetaret.Dyshimi eshte se sa L.B do mbeshtes M.T dhe raportin e tyre.Nese i mbeshtet duhet te ringrere cadren.Nese jo, atehere M.T jane kok turku e marreveshjes se nates PS-PD dhe L.B eshte tallur me te gjithe ose ai eshte shantazhuar ne minuten e fundit dhe kauzen per zgjedhje te lira e te ndershme L.B. nuk ka moral as politik ta zere ne goje .Sic e shikon une dhe ky zedhenesi i LGBT u kthyem shpejt nga pushimet.

katoliku shkodrane18/08/2017 20:55

Po ku je o "trimi Patoz".Po tani u bere i gjalle o zombi.Deri dje kur ishte berisha ti Miss butksi M.bregu e Zhelefina edhe ne banjo shkonit me leje.U bete milionera ne kohen e berishes e tani qe ju fluturoj karrigja beni trimin.Provoni nje here edhe ju papunesine e shkoni te Kristi Penderi e kerkoni pune ose te zyrat e LGBT-se.Suksese ne jete.

katoliku shkodrane18/08/2017 20:52

Patoz urgjent te LGBT sepse ti e di sh.mire qe i vetmi talent qe ke vetem te zyrat e Kristi Penderit mundet ta ushtrosh.Mos ki turp Patoz se ti te vetmin profesion te trasheguar qe ke byth..... te LGBT me siguri qe nga 10 shtatori m.q.s. mbetesh i papune do ta hapi deren Kristi Penderi.Suksese ne jete dhe ne punen e re te LGBT.Po te dhembi nga mbrapa shko ankohu te komiteti i Helsinkit.

Shto koment

Denonco