E djathta në Shqipëri dhe ridimensionimi i saj

E djathta në Shqipëri dhe ridimensionimi i saj

Nga Fatmir Mediu - 22/07/2017

Sot bëhen votimet në PD. Pa dashur të hyj në polemikat e PD-së, por dhe si aleat i Partisë Demokratike do uroja qe PD të jetë sa më e fortë dhe e bashkuar.

Jo vetëm procesi i Bashkimit dhe forcimit të PD-së si forca kryesore e opozitës, por dhe riorganizimi i të djathtës është vendimtar

Partitë tradicionale si Legaliteti dhe Balli Kombëtar (të dy partitë) duhet të jenë pjesë e rëndësishme e këtij riorganizimi.

Të përndjekurit politik dhe pronarët janë jo vetëm historia e të djathtës për të cilët duhet të krenohemi të gjithë, por dhe një forcë e jashtëzakonshme politike dhe elektorale injorimi i të cilëve ka sjellë pasoja të mëdha në peshën politike të së djathtës. Marrëdhënia me ta duhet të ridimensionohet dhe ata duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe konkurrimit elektoral.

Po ashtu njëherë e mirë profili ynë në mbështetje të biznesit duhet jo vetëm të shpjegohet si mundësia e vetme e zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe si një marrëdhënie e përditshme shumë solide që duhet të synojë në një angazhim të përditshëm për të fituar besimin dhe mbështetjen e tyre.

Rinia ka qenë forca e të djathtës dhe luftëtarët e lirisë, pragmatizmi i së majtës duke e kushtëzuar të ardhmen e tyre me pushtetin dhe punën e shtetit ka krijuar dhe do krijojë një hendek të madh në demokracinë tonë të manipuluar nga Etatizmi i së majtës, prandaj angazhimi i tyre si forcë lëvizje drejtuese dhe jo skalion mbështetës është domosdoshmëri.

Pushtetit i marrë i së majtës që po shkatërron çdo vlerë tradicionale dhe konkurruese, me blerjen e votës, varfërinë dhe largimin masiv nga Shqipëria kërkon një gjykim dhe politikë krejt ndryshe të së djathtës.

Rama po shkatërron çdo vlerë pozitive të shoqërisë sonë duke tentuar që korrupsionin e qeverisë dhe të majtës ta kthejë në një korrupsion të pranueshëm të shoqërisë.

E djathta duhet të jetë një strukture politike dhe organizative vendimmarrëse ndoshta në një organizim federativ ku gjithë faktorët e saj të jenë pjesë e gjykimit dhe vendimmarrjes.

E djathta është një mozaik vlerash që bazohet tek Liria dhe Besimi, në luftë me pushtetin që kufizon lirinë dhe vendimmarrjen tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp23/07/2017 15:01

Se kuptoj se cfare kontributi do jepni Ju personalisht, ne ridimensionimin e te djathtes nepermjet federalizimit te saj. Njohja e fraksioneve dhe bashkimin e te djathtes Ju duhet ta kishit shtruar me kohe.Ne kushtet e reja pas zgjedhjeve farse ne PD Ju nuk mund te jeni perbashkues i as nje fraksioni qe mund te krijohet sepse Ju nuk jeni dhe nuk rridhni nga nga ndonji familje e persekutuar,internuar apo burgosur.Ju per nje kohe te gjate keni mashtruar ish te shpronesuaret dhe ish pronaret se perfaqesonit interesat e tyre.Ju nuk jeni as i shpronesuar dhe as ish pronar.PR ka patur 10 deputet nen qeverisjen e PD dhe ne koalicion me te dhe nuk keni mare asnje nisme ligjore,as te keni kundershtuar dhe ngritur me force ne parlament nji mori ligjesh,udhezimesh apo VKM qe ne realitet drejtoheshin jo vetem kunder interesave te ketij komuniteti por edhe ne kundershtim me Kushtetuten dhe me KEDNJ.,por as i keni votuar kundra ndonji ligj.I ndjeri z.Sabri Godo u shperblye me nji bust mu ne krah te parlamentit nga Z.Basha , pikerisht si para ardhesi juaj edhe Ai i devotshem si Ju ne "mbrojtje" te interesave te atyre qe gjoja perfaqesonit.Edhe Ju u mundua z.basha t'ua bente qoken por llogarit nuk i dolen ose thjesht ju perdori dhe me ne fund ju hodhi si leter higjenike pasi mbaroji pune.Nji parti politike opozitare si PD eshte nje pasuri kombetare dhe jo vetem antaret dhe simpatizantet por gjithe shoqerija nuk eshjte jashte teme kur flet.Ju nuk ngaterroheni ,nuk nderhyni ne punet e brendshme te PD.!.Ju dhe l.Basha jeni mesa duket te infiltruar ne te djathten shqiptare dhe nji kompozim dhe nje ringritje e se djathtes mund te behet vetem nga ata qe jane te lidhur shpirterish ,ideologjikisht, moralisht dhe etikisht me te djathten.Ti je shoqerusja e pare ,shoqeruesja e dyte eshte z.Selami i mis Zhuljetes qe tall trapin z.Rama.

Bedri22/07/2017 22:18

Na cuditi Fatmir Mehdihoxha, edhe Mafia qenka e djathte ?

selim rroshi22/07/2017 20:25

Pd ngordhi perfundimisht si parti familiare. Si lsi prone e Metes dhe pd prone e Bashes qe mbron Saliun. Duhet pritur forminin e partive te reja me kembe ne toke qe te vijne ne pushtet. Populli opozitar me pushtetin qesharak te Rames ska me pike referimi e do beje ceshte e mundur te ike nga ky vend. Nese Rama vrau shpresen e shqiptareve pd sot e rivrau ate.

Shto koment

Denonco