Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Pse u zemëruan bosët e mediave me paktin Rama-  Basha?

Pse u zemëruan bosët e mediave me paktin Rama- Basha?

Nga Andi Bushati - 23/05/2017

Një fortunë në gotë po ngrihet nga pronarët e televizioneve lidhur me ligjin që miratoi dje parlamenti dhe që i detyron ekranet private të transmetojnë falas reklamat e partive gjatë fushatës elektorale. Shumica e mediave, pothuajse njëzëri, e konsideroi ligjin e miratuar me 118 vota një skandal. Ata i bombarduan sytë e shikuesve me tituj të rëndë dhe bombastike. Ata ngritën zërin se ky draft ishte bërë fakt pa u konsultuar me grupet e interesit, se deputetët e kishin votuar atë pa e lexuar fare më parë, se ai ishte në kundërshtim edhe me ligjin e mediave të aprovuar nga OSBE, etj.

Në fakt, pavarësisht këtyre shqetësimeve “parimore”, lajmet që u hartuan drejtëpërdrejtë nga zyrat e pronarëve (në mos nga sallonet e shtëpive, sepse Shqipëria është një rast unuikal ku çdo televizion është në pronësi të një familjeje të vetme), kishin një shqetësim të fshehtë. Atë që bosët e mediave e artikulonin privatisht: Kush janë këta Rama dhe Basha, që të vendosin për paratë tona? Si mundet që ata të marrin vendime për të ardhurat e një biznesi privat? Si mund të blejnë partitë e tyre mall pa lekë në dyqanet tona?

 E gjithë kjo fabul haluçinante është shembulli më i mirë se sa larg nga problemet reale të shoqërisë janë mediat këtu tek ne; Se sa kollaj një hall i katër apo pesë oligarkëve, mund të serviret si shqetësim kombëtar; Se me sa lehtësi cekja e buxhetit të katër apo pesë familjeve, mund të shitet si një shqetësim demokratik.

Pretendimi i ngritur prej tyre nuk qëndron as ligjërisht, as moralisht.

Ligjërisht sepse biznesi i televizioneve private nuk është thjeshtë një biznes i rëndomtë si shitja e qepëve apo pantoflave. Ai ngrihet mbi një pasuri kombëtare që janë frekuencat ku ata transmetojnë si pasuri e patjetërsueshme publike. Ai ka për qëllim përpos prodhimit të parave për Hoxhajt apo Frangajt, edhe informimin e publikut. Prandaj rregullimi i reklamave të partive në ekranet tona, ku gjithmonë pjesën e luanit e merr pushteti dhe financuesit e tij, ishte një domosdoshmëri. Në këtë kuptim, Klani, Topi edhe Vizioni, si përdorues të frekuencave publike që i kanë marrë me qera përkohësisht, e kanë për obligim pasqyrimin në mënyrë sa më të ndershme dhe sa më të barabartë të fushatës elektorale. Pronarët e tyre nuk i gjen ndonjë gjëmë se në emër të këtij parimi do të fitojnë pak më pak para se në zgjedhjet e kaluara.

E këtu mbërrijmë pastaj tek argumenti moral.

Vështirë të ketë ndonjë shqiptar që të arrijë të kuptojë ankesën gjëmëmadhe të këtyre oligarkëve, të cilët kanë rrëmbyer gjithçka në këtë vend. Boll të shohësh kioskat që kanë mbirë në çdo cep të Tiranës, boll të shikosh kullat që po ndërtohen dhe ato që tashmë janë planifikuar, për të kuptuar, se këta njerëz po përvetësojnë çdo pasuri publike. Falë dy liderëve që arritën marrëveshjen për zgjedhjet dhe falë partive të tyre ata janë pasuruar në kurriz të të gjithë shqiptarëve. E tani kërkojnë para të tjera për të përçudnuar informacionin që i jepet publikut për zgjedhjet. Për të vazhduar nxjerrjen e përfitimeve me mënyra që shkojnë në drejtim të kundërt me interesin publik.

Prandaj si i tillë shqetësimi i tyre nuk duhet marrë seriozisht. Ai duhet trajtuar si një shaka, si ato që vetëprovokojmë për të qeshur, atëherë kur nuk qajmë dot.

Por, duke sqaruar këtë, nuk mund të thuhet se ndryshimet ligjore për pasqyrimin e fushatës janë të mira apo të pranueshme. Tallavaja e kotë që ngritën pronarët e mediave fshehu problemet reale të tij. Sepse kjo përpjekje vërtet mëton të ekuilibrojë raportin e kohës televizive mes PS dhe PD, vërtet synon të bëjë një mbulim më të ndershëm dhe të pa ndikuar nga paratë e pushtetit, të mesazheve të tyre elektorale, por nga ana tjetër, ajo penalizon të gjitha ato që mund të konsiderohen forca anti establishmet. Duke sanksionuar se partitë e mëdha kanë nga 90 minuta kohë televizive falas, se ato parlamentare nga 45 minuta dhe të tjerët vetëm nga 10, ai krijon një garë të pabarabartë në start. Ai është në thelb një tentativë për ruajtjen e status quo dhe ngulfatjen e një kaste politike. Ai është armiqësor ndaj lindjes së çdo nisme të re.

Po të njëjtat parti që kanë komisionerët dhe që numërojnë votat e të gjithëve, tani i japin vetes edhe privilegjin që të bëjnë më shumë propagandë. Po të njëjtat parti që i hoqën të drejtën të vegjëlve për të pasur koalicione, tani i japin vetes edhe një avantazh më shumë.

Kështu psh; partia e Blushit do të ketë të drejtën vetëm e gjysmës së vizibilitetit të PD-së së Bashës, ndërsa ajo e Bojaxhiut edhe më keq, do të shfaqet në ekrane sa  1/10 e PS së Ramës. Dhe e divulguar kjo është njësoj sikur Hysain Bolt ta niste garën 2-3 sekonda më parë sesa sprintierët e tjerë, vetëm se ai është rekordmen botëror, apo sikur Mesi dhe Ronldo ta gjuajnë penalltinë me portë më të madhe, ngaqë ata njihen si futbollistët më të mirë të globit.

Kjo është e meta e madhe e këtij ligji. Ai është një hap më shumë në kalcifimimin e “republikës së vjetër”. Ai ruan pushtetin në duart e Berishëve dhe Ramëve të cilët mund ta konsumojnë atë ose veç e veç ose si tani duke e ndarë së bashku.

Në këtë këndvështrim ai është i ngjashëm me pamjet që pamë dje në parlament, kur pas shumë e shumë kohësh, Rama dhe Berisha u bënë në mënyrë të shpifur bashkë, për të goditur të dy kundër Blushit. Kur deputetët e njërit krah dhe tjetrit ngazëlleheshin dhe duartrokisnin fjalën e palës armike, vetëm se ajo drejtohej kundër një të treti që i bezdiste.  

Mirë po ky spektakël i shëmtuar i demokracisë sonë, kjo përpjekje flagrante e kastës për të ricikluar vetveten kaloi pothuajse e pavërejtur për sytë e publikut. Sepse zhurma u përqëndrua tjetrërkund. Ajo u ngrit si një stuhi në gotë për hallin e katër pesë njerëzve, të atyre oligarkëve që si zengjinët e rij, nxitojnë të mbledhin dhe qindarakat që mund t’u bien nga xhepat.

/Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber25/05/2017 08:38

Ishalla ju rritet inati e nuk na japin fare fushate elektorale dhe na lene veshet rehat

Populli24/05/2017 10:51

Pas shume kohesh, sot te jap te drejte Bushat !
Kam patur te njetin sensacion me ilaritetin e krijuar ne Sallen e parlamentit, kundur nje njeriu te vetem, qe duhet te shtojme dhe qe eshte hipokrit.

Vetting Rama23/05/2017 20:24

Shqiperia dhe populli shqipetar nuk e kane luksin e mediave private qe te paguhen nga taksat e tyre per cdo event politik apo publik. Me ligj ato duhet te kene detyrimin te informojne publikun per gjithcka qe ndodh brenda dhe jashte vendit. Ajo qe publiku u detyrohet ketyre mediave vizive eshte abonimi prane agjencive te ketyre mediave. Publiku nuk mund te paguaje dy here nje here ne paketat Dixhitalb apo Tring apo Albteelkom dhe nje here ne taksat ndaj shtetit te cilat fatkeqesisht ndahen ne menyre te padenje me mediat e aq me keq qe mediat taksohen sa nje dyqan bylmeti. Gjerat duhet te thuhen hapur dhe pa doreza, pasi krimi i vjedhjes se fondit publik e ka rritur borxhin publik ne stratosfere e ca Frangaj, Dulakaj, Hoxhaj, Hasanbelliaj apo apo Rama apo Bregu apo Berisha. Mire eshte mos e censuroni pasi Berisha eshte Godfatheri i perandorise Frangaj.....

dikush23/05/2017 20:22

Bushati si gjithmone ne "anal-izat" e tij , e nis me disa te verteta e realitete te dukeshme, e mandej e vazhdon me poshte me pargjykime subjektive te ineresave te tij vetjake.
Mund te ndikoje vertete opinionin publik media mashtruese, por nese nje gazetar mashtron publikun duke permendur, jo marveshja Basha- Rama, por e quan Berisha-Rama, dinakerine e tij e kuptojne edhe me naivet. Ndryshe nga partite e se majtes ekstreme qe hedhin poshte deri duke i cilesuar armiq lideret e meparshem, partite e moderuara te djathta, respektojne lideret e meparshem. Ky tashme eshte nje fakt i provuar historikisht.
Bushati meqe gjithe veprimtarine e tij gazetareske e ka harxhuar vetem per te demonizuar Berishen tek i cili sheh "armikun e madh" te gjysherve e prinderve te tij, kujton se keshtu mendojne gjithe shqiptaret. Qe Basha sot eshte lideri i opozites qe me vendosmeri e me protesta paqesore e detyroi Ramen te pranoje deshtimin, nuk do te thote qe ai te mos degjoje te tjeret, perfshi edhe themeluesin e PD, Berishen por ama Berisha eshte zyrtarisht e realisht tashme vetem nje deputet i shquar i kesaj partie e nuk ka sepse Bushati me mendimin se kete, si ai, e urrejne gjithe shqiptaret, nuk ka sepse te injoroje liderin aktual te opozites Basha. Kete abuzim ekstrem beri Rama, per ta injoruar fare Bashen, dhe e pame se si i doli.U detyrua jo vetem qe te perballet me te si i barabarte, por edhe ti leshoje opozites pa zgjedhje, me shume se gjysmen e qeverise e administrates shteterore.
Bushatin e ha meraku per Blushin e Bojaxhiun qe nuk do te kene hapsire mediatike. Po kush e kishte hapsiren mediatike pothuajse totalisht ne dore te saj, H. Klinton apo D.Trump ?. Nuk ja vershelleu fare elektorati amerikan mediave me te fuqishme te botes e kercenimeve te Rames kunder Trump por zgjodhi kete.
Nese "socialisti i paster" Blushi ka ndonje program politik me bindes se Republika e re e Bashes, eshte elektorati ai qe do ta vleresoje me vota e Beni i Kicos do te behet Makroni i Shqiperise. Taani do ti kete krahet me te mbrojtura ne zgjedhje, sepse ka nje opozite te fuqishme qe ka po ato kritika ndaj Rames. Nese shqiptareve nuk ju shqitet zemra nga socializmi, le te hedhin votat per shkrimtarin socialist Blushi e nese shqiptaret aspirojne per nje parti demokratike te djathte, qe nuk i la kush ne 5 dekada ta kene, do te votojne per juristin me formim perendimor L.Basha.

Tiku23/05/2017 16:34

Bushat, si egocentrist dhe pordhac qe je prape ja ke fut kot. Ke vjedhur idene ketu te Syri dhe ke masturbuar. Meraku i frangajt dhe topit nuk jane parate qe nuk marrin dhe pse politika ju ul koken, jo. Halli i tyre me kete ligj eshte tjter kund. Pas kesaj jane te detyruar qe te cojne te Bordi i Monitorimit bilancet e tatimeve, nga te cilat do ju zbritet "reklama falas". Pra parate do ti marrin, por jane terbuar sepse ju del zbuluar qe nga nje ane hiqen si gjigante mediatik, nga ana tjeter paguajne taksa sa nje minimarket. Ky eshte thelbi, lexo shenimin e Syrit per kete gje plako...

Shto koment

Denonco