Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kriza dhe agai i katundit politik

Kriza dhe agai i katundit politik

Nga Armand Shkullaku - 11/05/2017

Vendimi i opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, po paraqitet nga kryeministri dhe organet e tij propagandistike, si një plan ogurzi për të destabilizuar Shqipërinë, si një skenar për luftë civile apo si një kthim në vitin e përgjakshëm ’97.

Në anën tjetër, përballë këtij rreziku që i kanoset Shqipërisë, qëndron pasardhësi i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, misionari i amanetit të tyre, i cili është i gatshëm të ofrojë gjithçka për të shpëtuar vendin, me përjashtim të karriges së tij. Ajo është e panegociueshme, hyjnore, e për rrjedhojë nuk mund t’u përkasë pazareve tokësore të humanëve.

Shqipëria, e cila ka kaluar jo pak kriza politike, ka njohur deri më sot dy modele të qasjes ndaj tyre. Me gjithë variacionet, këto dy modele mund të përafrohen në modelin Berisha dhe modelin Nano. Modeli i parë, i atij që e konsideronte të shenjtë karrigen e tij dhe nuk e çonte ndërmend ta negocionte, që rizgjidhej president ndërsa vendi ushtonte nga armët, që nuk negocionte asgjë dhe askënd, e çoi vendin në krizën më të thellë, pavarësisht se edhe atëherë kishte plot zëra që fajin ia vinin opozitës së kohës që bojkotoi zgjedhjet dhe nuk hyri në Kuvend.

I njëjti model nuk negocioi asgjë edhe shumë vite më vonë, kur opozita e Edi Ramës nisi grevën e urisë dhe për hir të “mandatit të popullit”, pavarësisht kostove me jetë njerëzore, nuk lejoi t’i prekej gardhi i “institucionit kushtetues”.

Modeli Nano në raport me krizat e rënda që ka kaluar vendi, ishte ai që karrigen nuk e konsideronte si fronin hyjnor, të paprekshëm nga humanët. Ky model, postin e të parit të qeverisë e shihte si përgjegjësi dhe të drejtë të një grupi politik dhe jo tënjë individi- misionar. Fatos Nano kaloi katër vite në qeli, fitoi zgjedhjet me numra dërrmues në vitin ’97 dhe pranoi që vendi të drejtohej edhe për disa kohë nga një tjetër kryeministër për hir të uljes së tensioneve dhe shmangies së konfliktit me opozitën. Pushtetin e madh e ndau mes aleatëve, madje edhe me ata që i kishte kundërshtarë në parti. Në më pak se një vit, ndërsa opozita sulmoi kryeministrinë, e dorëzoi postin e kryeministrit duke mos e konsideruar atë si vullnet të panegociueshëm të shumicës së shqiptarëve, por si një të drejtë të familjes së tij politike, për të mandatuar dikë tjetër e për të mos i hedhur benzinë zjarrit për hir të ngjitjes pas karriges. E ndonëse fitoi me garë edhe njëherë kreun e partisë, përsëri për të mos provokuar një tjetër konflikt, postin e kryeministrit ua la në dorë prapë socialistëve.

Kaq i fortë ishte ky model në PS, sa edhe Ilir Meta, ndonëse fitoi zgjedhjet në vitin 2001 si kryeministër dhe u konfirmua me shumicë dërrmuese nga KPD, e la mandatin e tij pas një viti si mundësi për zgjidhjen e krizës politike të kohës.

Edi Ramën është gati e pamundur t’a ofrosh në ndonjë nga këto modele. Ai sillet sipas modelit të moderuar dhe nuk i dridhet dora të bëjë kurban ministrat e tij “të suksesshëm”, të negociojë datën e zgjedhjeve, qoftë dhe me dy javë, të ofrojë president konsensual e çdo gjë tjetër, por shndërrohet në një “berishë” kur vjen puna t’ia dorëzojë partisë së tij mandatin e kryeministrit, qoftë edhe për dy muaj.

Një lider që u thotë shqiptarëve se ekziston një plan për të destabilizuar vendin, se rrezikohet lufta civile, se për të shmangur këtë rrezik anulon zgjedhjet në një bashki, mund t’a sakrifikojë postin e tij në emër të stabilitetit dhe Shqipërisë. Nuk mund të jesh një “nano” kur është fjala për Tahirin, Beqen apo Kavajën dhe një “berishë” për karrigen tënde dhe 18 qershorin.

Modeli i Ramës, që u pa dhe në Kongresin e çuditshëm elektoral, është ai i agait të katundit tonë politik dhe jo ai që frymëzohet nga ndonjë filozofi apo parim ideologjik a moral. Është degradimi i 27 viteve të politikës shqiptare, që në emër të vullnetit të popullit ka mbetur e kapur në tre emra. “Rilindasi” në fakt përbën shprehjen e koncentruar të këtij degradimi, që karrigen e tij nuk e lidh thjesht me vullnetin e popullit por dhe me amanetin e Ismail Qemalit. Mjafton biografia dhe fotografia për të kuptuar se ku kemi rënë.

/Mapo.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

xhaja nga shkodra12/05/2017 23:59

oxhaja nga kavaja leri kercenimet kunder gazetarve. apo e keni ne gene kercenimet. po qe pergjigju me arsye dhe fakte te verteta ne qofte se ke.nje njeri qe nuk ka arsye shkon tek kercenimi.ju po pretendoni se po nderoni shtet . por po ndertoni pushtet qe jo shum larg do te bjeri.

xhaja nga shkodra12/05/2017 23:59

oxhaja nga kavaja leri kercenimet kunder gazetarve. apo e keni ne gene kercenimet. po qe pergjigju me arsye dhe fakte te verteta ne qofte se ke.nje njeri qe nuk ka arsye shkon tek kercenimi.ju po pretendoni se po nderoni shtet . por po ndertoni pushtet qe jo shum larg do te bjeri.

EMIGRANIT12/05/2017 21:31

O MJERANE TE RILINDJES SI SJU VJEN TURP PER KOMENTET QE BENI PO 21 JANARIN E BERI RILINDJA PO SI DO TE3 VINTE NE PUSHTET DROGA PO PSE JENI KAQ TE PAFYTYR MOR AMAN PO AI I NXORI NE PRITE PAGOI PARA PER TU VRARE KAQ LOGJIKA ESHTE E THJESHT NUK KISHTE PSE TI VRISTE QEVERIA MGJTH PROTESTA ISHTE E DHUNSHME E KEMI PARE TEGJITHE ME ZE E FIGURE PO BJERINI KAZANVE TE RILINDJES DITET I KA TE NUMERUARA.

realist , jo fanatik .12/05/2017 17:43

nuk jemi njesoj.
Qeverin e Rames e akuzojne per korrupsion.
Qeveria Berisha 2005-2013 vrau duke perdorur shtetin(Gerdec e 21janar).
Nuk mund te barazosh hajdutin me vrasesin!
Perdorni trurin tuaj o popull dhe do ta gjeni te verteten.

cuco12/05/2017 17:34

Psshurristit shqup dhe dhe xhaje sumes nga kavaja: E pare e punes o psshurrist nuk ke pse i quan kazan ata qe flasin kunder edverit qe te paguan per kete me parate e vjedhura te shqiptareve dhe e dyta mos u bej kaq lepires sa ka kopjosh fjaper fjale ate qe thote qelbesira e aleances, kjo tregon se nuk tru je kopjues, por cte duhen trute ty ti merr kocken qe te hedhin zaret e edverit e je ne rregull! Ky xhaja nga Kavaja duket qe nuk eshte kavajas por panajas, ore ti xhaje meqe te pelqen kaq shume Kavaja shko bej ndonje shetitje ne Kavaje e mbase ndryshon mendim, te behet jeta me a kendeshme me Kavajsit burra!

loku12/05/2017 16:26

Rama kanabist ...po nuk reaguam...do shkaterroje familjet Shqiptare

Arber12/05/2017 16:09

Kur fitoi PS/Rilindja vjollce e Soros, dhe Rama do behej KM, deklaroi "Kjo eshte dita me e lumtur e jetes sime". Mjafton kaq per te kuptuar sa e dashuron karriken e KM.

Jurgen12/05/2017 09:33

Trutharet e Shqiperise u mdytet me prostitucin,Droge, varferi, injorance, korrupcion ngrefeni si gjeli maje plehut. Hidhni Veshin njehere jashte ta merrni vesh se per cfar ju mban bota. Ne 4 vjete e shkaterruat dhe e shkelen me Kembe c'do sprese kelyshet e Kuq dhe injorantet truthare qe i leipien mbrapa. Na nxite faqen kudo qe jemi ne Bote.
Hiqeni nga mendja nuk ju pranon EU me kete qeveri. Vendimin ne EU nuk e merr vlautin e kompani Duke mbuluar miserien shqipetare se qelbeni sa t'ju hapesh kapakun. Nuk fitohet EU me mashtrime. Mjaft me: ti lepiemi Turkut te na mdaje, i lepiemi jugosllavit,rusit,Kinezit per nje cope buke. Zero karakter dinjitet, plehra.

maradona12/05/2017 04:24

urrrraaa
parti enver
ahahhaha
qim peka
urrraaaa
poshte imperializmi
aahhhahhah

JUVENTINI11/05/2017 15:49

Mooooss se na eshte cenuar dinjiteti i arrogantit dhe servileve te rilindjes me kete shkrim...!

krasasi tp11/05/2017 15:15

Krahas lejes per tubim paqesor ne sheshin "Nene Tereza",opozita duhet te paraqes kerkese edhe per sheshin Skenderbe, pasi parashikohet nje pjesemarrje e jashtezakonshme e qytetareve.Nje spektakel festiv i cili do shenjoji fundin e perpjekjeve per deformimin e shtyllave, mbi te cilin ngrihet rendi demokratik.Sa per z.Rama ai eshte ne boten e tij dhe te qeverise."Ose marim mandatin tjeter dhe cimentojme pushtetin, ose alternativa tjeter eshte burgu per te gjithe"keshtu ka treguar "Qeveritari Dixhital" ne nje postim per fjalen e z.Rama ne qeveri..Pse mos te besojme.Dixhitalistet, polic, qytetar, oficer,doganir,tatimor etj qe ja besonin postimet nga tereni z.Berisha, shume i besonin, por pak ,qeveritaret dhe ambasadoret nuk i besonin.Nese e besojme postimin e fundit atehere gjithcka eshte e qarte.z.Rama paska hallin e menderes se vete dhe klanit ngushtesisht rilindist qe perfaqeson , as te socialisteve,as te progresisteve dhe as hallin demokracise qe ja rrezikokan qytetaret.

taku11/05/2017 14:13

Mitologjia ne kete vend me psikozen e semure te b... se patundeshme qe ulet ne karigenhyjnore.Fatkeqesia jone.

xhaja nga Kavaja .11/05/2017 14:05

ore ju te mençurit e kazanit te Shqupit po nese Rama qenka ky qe ju mundoheni ta pershkruani ,si ka mundesi qe ju ka nxehur kaq shume ju dhe perse populli e do e i shkon mbrapa ?!
Kot e keni,burgu i pret te gjthe ata qe shkelen ligjin keto vite te shkerdhatokracise .

shqupi11/05/2017 13:38

bravo Shkerdhatku dhe per sot e justifikove gaveten e çorbes .

shkullaku11/05/2017 13:34

Per mua Shkullak ja ke futur pordhes kot. Krahason te pakrahasueshmit. Si mundet te krahasosh dy funderina te majte me liderin e asaj partie qe solli demokracine ne Shqiperi?. Tosin e zbythi nga kryeministria turma e irrituar per vrasjen e liderit historik Azem Hajdari Jo se ai dha doreheqjen. Edhe ky gerdalla me 13 maj nga syte kembet do mari dhe nuk dihet ku do strehohet. Por ka arsye per tu larguar. Nuk vlen kjo per zotin Berisha kokepalaret u ngriten per karriken e Edvina Kristaq Droges dhe jo per arsye tjeter.

lolo11/05/2017 13:32

Sipas teje o shkullak , edhe kesaj rradhe fajin e paska Berisha , i cili ka kater vjet qe eshte rrezuar nga pyshteti me vote te lire ...????!!!!

ALMA 11/05/2017 11:41

bravo shkrim ideal dhe real por karriken e ligjit(shtetit) nuk duhet shkaterrosh me m...tuaja z kryeminister dhe mos hap panik ne popull se eshte me i zgjuar se cdo politikan i kujt krahu qofte lere popullin te votoje i qete i pa kercenuar nga askush se dhe presidenti pazar ishte jo zgjedhje

Qytetar11/05/2017 11:18

Z. Shkullaku i ke rene pikes me kete shkrim te vertete dhe real.

Qytetar11/05/2017 11:18

Z. Shkullaku i ke rene pikes me kete shkrim te vertete dhe real.

Shto koment

Denonco