Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ben Blushi ‘rilind’ si Sali Rexhepi!

Ben Blushi ‘rilind’ si Sali Rexhepi!

Nga SYRI.net - 20/03/2017

Po ndodh më “e pabesueshmja”!

Nuk është pasazh nga librat plot metafora politike të kërkuara me mund nga shkrimtari-deputet, Blushi. Është realitet. Beni është duke “rilindur” si Saliu. Jo si Sali Berishë; për hir të së vërtetës, Blushi nuk do ta bënte këtë. Jo vetëm se është betuar, por as sepse nuk e ka mundësinë që Blushi të shndërrohej për çfarëdo arsye, në Berishë.

Ai po rilind në fakt, si Sali Rexhepi i Librazhdit. Doktor edhe ky, si Saliu i PD-së, por socialist i betuar dhe ish-deputet i ish partisë së Blushit.

Si po ndodh ky proces i jashtëzakonshëm; pra që Blushi të bëhet Rexhep ose Beni, Sali? Për këtë meritën e ka vetë “armiku” i tij më i madh aktualisht; Edi Rama. Atij në fakt i mungon një Sali në parlament. Thonë që nuk e zë gjumi natën... Por edhe Benit, duket ja ka qejfi të shndërrohet dhe të bëhet Sali e Rexhep.

 Rama jo vetëm ditën e diel, por edhe sot me deputetët dhe krerët e PS-së, u betua që në Shqipëri çdo gjë do të shkojë mirë; `Çadra` le të rijë te Çadra, parlamenti, reformat dhe zgjedhjet në 18 Qershor do të vazhdojnë në axhendën e tyre. Por si do të ndodhë kjo, pa opozitë?

Ndodh, ndodh, ashtu si në vitin 1996, kur socialistët braktisën parlamentin e Sali Berishës, por prapë aty kishte `opozitë`. Aq kohë sa kishte, sepse dihet se si vajtën gjërat më pas.

Deputeti socialist Sali Rexhepi i Librazhdit, atëherë në ato kohëra të trazuara hyri në parlament dhe e shpalli veten, “opozita e vërtetë e vendit”. A nuk po bën kështu sot edhe Ben Blushi i Elbasanit; “opozitën” e Edi Ramës?!

Në një intervistë të vitit 2013, Sali Rexhepi thoshte;    

“Unë atëherë (kur bënte opozitën i vetëm) u ndjeva mirë, sepse ndryshe nga këta sot, nuk isha deputet liste. Por isha një deputet që konkurrova në mënyrë të drejtpërdrejtë, në një kohë kur PD fitoi mbi 90% të votave dhe PS vetëm 5 deputetë. Pra unë hyj në 5 deputetët që kanë fituar direkt, me një rezultat të thellë, pavarësisht se 2¬3 mijë vota, mi morën sipas mendimit tim”.

Gjigant dhe i sinqertë Sali Rexhepi; Ndryshe nga këta sot, nuk isha deputet liste…

Por Ben Blushi është deputet liste dhe ka ende detyrime ndaj Atij, që i futi emrin 4 vite më parë në Elbasan pavarësisht se sot e shpall, e keqja më e madhe e Shqipërisë.

Në fund të intervistës, plot 17 vite më pas, Sali Rexhepi thotë që është bërë pishman për vendimin e tij atëherë. Po Blushi a e ka llogaritur se një ditë (ndoshta shumë më shpejt, se sa imagjinohet) për “rilindjen” e tij si Sali Rexhep, pra si opozitë-patericë e Edi Ramës do ti duhet, të japë shpjegime?

Ai i di vetë punët e veta, por parlamentet me Ben `Rexhepi`, njësoj si ai në vitin 1996 me Sali ‘Rexhepi’, vështirë se kanë jetë të gjatë...

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tirana20/03/2017 21:12

... as nuk kane lidhje fare me njeri - tjetrin ...; blushi vjen ne kushtet e " dridhe like " ...

loni20/03/2017 17:16

shkrim koti pa pike shije

Bilbil20/03/2017 16:51

Kë quani opozitë, o i dashur? Ata që nuk kanë asnjë alternativë veç sharjeve? Atë që rri në rrugë megjithëse votat i ka për në parlament/ Atë që do të justifikojë humbjen duke ndenjur jashtë beteje?!!!!

Fred Gj20/03/2017 16:41

Duket sikur lexoj RD e sotme..

Shto koment

Denonco