Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rëndësia e njohjes së instrumentave  të komunikimit ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor

Rëndësia e njohjes së instrumentave të komunikimit ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor

Nga Pëllumb Nako - 22/01/2017

Nuk ka shumë kohë kur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar dhe dorëheqjen dhe Drejtori i asokohe i Zyrës Qendrore Kombëtare të Interpol - it në Tiranë u arrestua  për mosrespektimin e procedurave lidhur me çështjen famëkeqe të njoftimeve të Interpol Bruksel-it në adresë të shtetasit shqiptar Aleksandër Frroku. Shumë u thanë me atë rast. Gjithsesi në pamundësinë e zakonshme për të mësuar të vërtetën e këtij problemi, diçka ngelet e padiskutueshme dhe e thjeshtë si drita e diellit: Kanali i komunikimit ndërmjet autoriteteve policore shqiptare dhe atyre Belge nëpërmjet institucionit të Interpol-it dështoi. Nuk funksionoi.

Nuk e di nëse Ministri i Brendshëm i Belgjikës t’i ketë drejtuar ndonjë letër Sekretarit të Përgjithshëm të Interpoli-it.

Se sa delikat është ky problem, do ta tregonte ngjarja e para disa javëve kur autoritetet franceze ndaluan në bazë të një "notice rouge" (Kartelë e Kuqe)  Rramush Haradinajn dhe Ministri ynë i Punëve të Brendshme iu drejtua me një letër Sekretarit të Përgjithshëm të INTERPOL -it që të rishqyrtojë urdhër arrestin në bazë të të cilit u arrestua  Ramush Haradinaj.

Nuk mund të vë në pikëpyetje dëshirën apo vullnetin politik të Ministrit të Punëve të Brendshme në një çështje të tillë kaq të ndjeshme dhe me rëndësi të padiskutueshme.

Por ajo që nuk falet është roli që duhet të luajë lidershipi madhor i policisë së shtetit që tagrin e të qënurit kompetent teknikisht, ta përdorë për të materializuar vullnetin politik të ministrit, në instrumente ligjore dhe teknikë ndërkombëtare të vlefshëm.

Specialistët e fushës i kanë vënë para për firmë Ministrit një Letër e cila është dërguar në adresën e gabuar, hartuar terma jo të saktë dhe me kërkesë po ashtu mëse të gabuar. Kurse letra e Ministrit të Drejtësisë është në vendin e duhur.

Minimalisht para nisjes së saj duhej të ishte lexuar rregullorja dhe mënyra e funksionimit të INTERPOL-it ku Sekretariati me qendër në Lion nuk ka asnjë lloj fuqie as të pengojë e as të shtyjë vendet për të zbatuar apo mosekzekutuar atë që Ministri quan në letër Urdhër Arresti.  Urdhëri i arrestit është akt procedurial dhe  është lëshuar nga autoritetet e Beogradit. Në këtë drejtim Sekretariati i Përgjithshëm në Lion nuk ka asnjë lloj fuqie mbi të.  Po ashtu procesi i ekstradimit nuk ka asnje lidhje proceduriale me INTERPOL-in.

Sekretariati i Përgjithshëm, duke u bazuar mbi këtë urdhër arresti harton një "kartelë të kuqe" "Red Notice" ( të kërkuar në rastin konkret nga Interpol Beogradi) e cila  është  thjesht një akt informimi ( jo letërporosi) që i dërgohet gjithë policive anëtare të Interpoli-it ku ato njoftohen se personi është subjekt i një mandat arresti të lëshuar nga autoritetet kopetente të një vëndi te caktuar. Kartelat e kuqe përmbajnë përveç akuzave penale të organeve kompetente të vendeve kërkuese edhe garancinë se këto shtete  do të sjellin zyrtarisht brenda një afati të përcaktuar ligjor, kërkesën për ekstradim. Interpoli pra është vetëm një kanal komunikimi që lehtëson bashkëpunimin policor ( Nenet 80,81,82,83,84). Thënë me fjalë të tjera, autoritetet e drejtësisë Serbe kanë nxjerë një Urdhër Arresti për policinë serbe. Kjo e fundit i është drejtuar Sekretariatit të Interpol-it të njoftojë policinë e vendeve  anëtare për egzistencën e këtij Urdhëri. Për këtë gjë Sekretariati harton kartelën e kuqe dhe e shpërndan. Këtu mbaron punë Sekretariati. Gjithshka më pas është çështje bilaterale. Pra tjetër gjë është urdhër i arrestit dhe tjetër gjë "kartela e kuqe".

Megjithatë, Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-i ka filtrin e tij juridik për hartimin dhe kontrollin e dokumentacionit që trajton. Pra edhe "kartelën e kuqe". Kjo është Zyra e  Çështjeve Juridike. Kjo zyrë ka për detyrë të menaxhojë të dhënat në fjalë bazuar në "Rregulloren e INTERPOL-it mbi trajtimin e të dhënave". Rregullore kjo e aprovuar nga Asambleja e Përgjithshme, organi më i lartë i Organizatës ku bën pjesë edhe vendi ynë dhe ku është vendi i duhur për të ngritur probleme të ndryshme. Këtë rregullore e ka aprovuar edhe Shqipëria .

Duke ditur ndjeshmërinë e të dhënave të tilla, Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it parashikon në nenin 12  edhe ekzistencën e Komisionit të Kontrollit të të dhënave të INTERPOLIT i cili është  një organ i pavarur nga ana statutore dhe që zgjidhet nga Ansambleja dhe që ka një rregullore të tij të funksionimit. Kjo rregullore është aprovuar, si me lart, edhe me votën shqiptare.

Na vjen apo nuk na vjen mirë, teknikisht Serbia e ka përdorur kanalin e Interpol-it në përputhje me rregullat e funksionimit të tij, pavarësisht se aty fshihet prapavija politike. Njëlloj si me rastin Haradinaj ka dhe shumë të tjera  kur organizata të ndyshme në mbrojtje të lirive akuzojnë Presidentin rus Putin se po shfrytëzon "kartelat e kuqe" të INTERPOL-it për të eleminuar kundërshtarët e tij politike. Po si? Thjesht kundërshtarëve u ngrihen akuza shkeljesh të zakonshme ligjore dhe INTERPOL-i nuk ndërhyn dot. Më vonë në procesin e ekstradimit hyjnë në lojë njëra pas tjetrës organet juridike, diplomacia dhe në fund politika e shtetit kërkues dhe atij të kërkuar.

Ndryshe nga më sipër, pasaktësia e letrës nuk qëndron vetëm në adresimin e saj gabim, por edhe në kërkesën e gabuar . Ajo që mund të kërkohet është anullimi i kartelë së kuqe, ( jo Urdhër Arresti)  dhe jo nga Minsitri yne dhe as nga Ministri i Kosovës, por nga vetë individët subjekt i saj. Dhë kërkesa nuk i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të Interpol-it, por Komisionit të Kontrollit të të Dhënave të INTERPOL-it.

Që të mos zgjatemi në nene rregulloresh, për të bërë me konkret problemin, po citojmë një thënie të Zhan Zhak Kolombi, ish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Interpol-it:

Vendet anëtare të INTERPOL-it, në mënyrë sovrane, vendosin të kërkojnë dhe arrestojnë persona nëpërmjet kësaj kartele të kuqe. Gjithshka varet nga intensiteti i marrëdhënieve të tyre diplomatike. Interpol-i nuk mund ti detyrojë të veprojnë (as të mos veprojnë.shënim. i autorit) dhe as të dërgojë agjentët e tij.

Dihet tashmë se problemi i shumë ish anëtarëve të UCK-se dhe të mandateve të arrestit që ekzistojnë për ta nga organet Serbe është i hershëm dhe masiv . Sipas asaj që zoti Kolombi thotë rezulton se vullneti i shtetit Shqiptar për të mos njohur këto "kartela te kuqe" rezulton i saktë. (mjaft të shihet sistemi TIMS.)  Po ashtu edhe qëndrimi i Sllovenisë lidhur me Haradinajn.

Madje rasti i zotit Haradinaj ( siç theksohet edhe në letër) është më kompleks pasi ai ka fituar tashmë pafajësinë nga gjykata e krimeve të luftës në ish Jugosllavi me qendër në Hagë e cila është ngritur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe që vendimet e saj kanë përparësi mbi ato kombëtare.  Serbia formalisht ka mbajtur qëndrim pozitiv për bashkëpunimin me Hagën. Ndërkohë në OKB ka një zyrë të INTERPOL-it që siguron bashkëpunimin e të dy organizatave. Edhe UMNIK në Kosovë ka një zyrë të quajtur INTERPOL në Prishtinë dhe po ashtu EULEKS. Kosova nuk është as anëtare e OKB-së dhe as e INTERPOL-it.

Gjithë elementet që përmendëm më sipër tregojnë se ka pasur kohë dhe instrumenta të mjaftueshme nga të gjitha institucionet diplomatike, policore dhe juridike shqiptare dhe kosovare për të parandaluar rastin Haradinaj e të dhjetëra ish anëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Megjithatë problemi i hasur me zotin Haradinaj duhet shfrytëzuar nga të dy vendet, në koordinim dhe ndarje detyrash që problemi i tij, dhe i ish anëtarëve të tjerë të UÇK -se objekt kërkimi nga Serbia, të prezantohet në instancat dhe mënyrat e duhura për të bërë të njohur botërisht qëndrimin i tyre se "kartelat e kuqe" të kërkuara nga Beogradi për ish pjesmarrësit e UÇK-së kanë prapavijë politike.

Nuk ka pengesë ligjore që delegacioni zyrtar Shqiptar të ngrejë çështjen e mosnjohjes së kartelave të kuqe të Beogradit që i përkasin kohës së UÇK-së qoftë në Komitetin Ekzekutiv të Interpol-it i cili mblidhet tre herë në vit apo në Asamblenë e Përgjithshme të Interpol-it që mblidhet një herë në vit. Edhe në rast se nuk merr votat e duhura, ta bëjë prezent.

Nuk mendoj se Shqipëria, Kosova dhe UMNIK kanë pengesa ta ngrenë në OKB edhe çështjen lidhur me rastin Haradinaj.

Thjesht ai ka qënë subjekt e një gjykate të ngritur nga OKB e cila thotë se vendimet e saj paraprijnë vendimet kombëtare dhe Serbia pretendon se ka vullnetin për të bashkëpunuar me të. Këtu bëhet fjalë për çështje drejtësie por sidomos dinjiteti.

Shpesh sulmet me prapavijë politike të fqinjëve tanë kanë një saktësi juridike apo teknike, le ti përgjigjemi njëlloj dhe jo me veprime emocionale patriotike por që nuk bazohen asgjëkundi. Në bashkëpunimin ndërkombëtare, një pasaktësi teknike na kthehet në bumerang të rëndë politik sidomos për imazhin e vendit.

*Pëllumb Nako, ish-drejtor i Kufirit

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Aldo26/01/2017 16:13

Z. Nako duket qarte se keni pergatitje te larte teknokio-profesionale, por Qeveria nuk ka nevoje per ju dhe te ngjashmit tuaj. Rilindja ashtu si baballaret e tyre kur takohen me ju shohin se sa defiçitare e te shemtuar jane. Nejse Tahiri duket prape mire, po ta krahasosh me kryeministrin-bojaxhi, kryefinancierin-anglofon, apo edhe te tjere antare qeverie qe as ne nivelin e qeverise se Adil Çarçanit nuk arrijne...

Besniku22/01/2017 16:25

Urime Dr. Jane akte dhe procedura kaq te thjeshta....por specialistet tane tentojne te bejne akte te medha por harrojne se madheshtorja qendron ne thjeshtesi dhe saktesi. bm

Tini22/01/2017 16:00

Fix e njeh sh mire proceduren. Nuk eshte hera pare qe Tahiri nga drejtimi stategjik i drejtimit kalon ne taktiko-politik. Karrigja nuk te jep mend. Ai nuk endi kete. Z. Nako nuk te njoh por eshte Procedure e jo politike e Taho nuk din gje.

Shto koment

Denonco