Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pse askush nuk e do rikthimin e Tony Blair? - The Independent

Pse askush nuk e do rikthimin e Tony Blair? - The Independent

Nga Liam Young - 11/10/2016

'Endacakjet’ e fundit të Tony Blair në politikën britanike kanë shkaktuar jo pak zhurmë. Dhe ndërhyrjet e ish-kryeministrit nuk është se janë shumë të ndryshme nga njëra tjetra. Në një intervistë të fundit Blair ka deklaruar se ai "nuk e ka kuptuar" popullaritetin e Jeremy Corbyn në mesin e anëtarëve të Laburistëve.

Blair madje ka sugjeruar se klima politike në rajon mund të kërkojë kthimin e tij në politikën e vijës së frontit. Por nëse mendon se ai është përgjigjja e duhur për këtë situatë, atëherë Bler me siguri ka të drejtë për një gjë: Ai nuk kupton asgjë nga politika moderne.

Unë nuk e refuzoj kthimin e Blair, sepse jam një lajkatar i Corbyn. Unë nuk pajtohem me ish-liderin e Laburistëve për një sërë çështjesh, veçanërisht shfrytëzimin e Lindjes së Mesme dhe dështimin e tij për të rrënjosur vlerat tradicionale të Laburistëve në qendër të ditëve të “vdekura” të qeverisë së tij. Por më shumë se lufta që shkaktoi në Irak, tani më  shqetëson dicka tjetër: fakti se vizioni politik i Blair-it dhe të botëkuptimi i tij për kombet është i ngrirë në kohë. Perspektiva e tij është e vjetruar dhe mjetet e tij janë  “ndryshkur tashmë”. Ajo që ka funksionuar në vitin 1997 nuk do të mund të funksiononte edhe sot. Por Blair ende mburret për të djeshmen, sikur të kishte përgjigjet e gjithckaje.

Blair është përshkruar shpesh si një diplomat i shkëlqyer dhe politikani i një shkalle të lartë, por ai është i verbuar nga vet shkëlqimi i tij. Disa nga aleatët e tij më të ngushtë, përkundrazi, janë përpjekur të kuptojnë se çfarë po e shkakton "Corby-maninë" në një mënyrë më të emancipuar. Ish-këshilltari i tij i medieve, Alistair Campbell, për shembull, ka shkruar bindshëm në lidhje me dështimin e Laburistëve, për të mbrojtur trashëgiminë e vet dhe për të përcaktuar gabimet që po bëheshin ndërkohë që qeveria  çoi në dështimin përfundimtar të projekteve. Kjo qasje është shumë më e përshtatshme për epokën e re moderne politike.

Në një nivel njerëzor, ndërhyrja e tij është më e lehtë për t'u kuptuar. Nga paga minimale kombëtare apo ajo e Aktit të të Drejtave të Njeriut, Blair është me të drejtë krenar për reformat progresive që ka filluar në qeveri, por ai e di që emri i tij është njollosur përgjithmonë nga dështimi në Irak.

Personalisht e kam të vështirë për të favorizoj apo të ndjehem pozitiv në lidhje me një  njeri i cili mbajti një deklaratë faljeje të  tipit "më falni po nuk më vjen keq" pas konkluzioneve të  mallkuara të raportit “Chilcot”,që u bënë publike për herë të parë këtë verë .

 Por, duke pasur parasysh se as dënimi i fundit nuk i ka mësuar Tony Blair përulësinë, ka pak shanse për një ringjallje popullore të karrierës së tij politike. Ai është një politikan që nuk ndodhet më në kontakt me nevojat e Britanisë moderne. Ka shumë përkrahës të Corbyn që deri diku i mbështesin idetë e tij të krahut të majtë, por, megjithatë nuk e shohin atë si një zgjedhje të besueshme alternative dhe shumë prej tyre  dikur e quanin veten Blair-ista.

Një sondazh i “YouGov” në vitin 2012 tregoi se pjesa dërrmuese e publikut britanik "nuk donte ta shikonte Tony Blair të rikthehej në politikën e Mbretërinë e Bashkuar”. Madje, sondazhi tregoi se kritikat ndaj Blair ishin "thellësisht personale"; fjala e përdorur më shpesh për ta përshkruar ish-kryeministrin ishte " i pandershëm".

Nëse Blair dëshiron të “shërojë” ndërgjegjen e tij ose të shpëtojë reputacionin e tij të shkatërruar ai do bënte mirë të largohej nga qendra e vëmendjes politike në vend që të kërkojë të rikthehet.

/Përshtati: SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco