Rama në Stamboll për detin me Greqinë?

Rama në Stamboll për detin me Greqinë?

Nga Shënim - 22/03/2018

Rama është nisur në Stamboll për një takim me Erdoganin, pa lajmëruar dhe pa paralajmëruar asgjë më parë.

Takimi do të jetë “kokë më kokë” me Presidentin, një protokoll që ngre shumë pikëpyetje. Duket më shumë si një takim i fshehtë me një axhendë konspirative.

Shtrohen disa pyetje:

Pyetja e parë shkon për Ditmir Bushati: A e di Ministria e Jashtme se çfarë do të diskutojnë Rama dhe Erdogan?

Pyetja e dytë dhe më e rëndësishme: A do ti japë Rama mikut turk një panoramë të marrëveshjes së detit me Greqinë që Rama po përgatitet të firmosë? Çfarë i ka lëshuar Greqisë? Apo do të marrë Rama udhëzime nga Erdogan se cfarë do të bisedojë për Pashkë me Cipras që të mos mërzitet miku turk?

Pyetja e tretë dhe më delikate: A është Erdogan, “faktori i tretë” që ndikoi te Rama për të prishur marrëveshjen e mëparshme për kufirin detar? Dhe cfarë roli ka tani “faktori i tretë”?

Pyetja e katërt: A është i kënaqur tani Erdogan me marrëveshjen e re për detin që Rama do “pagëzojë” për pashkë me Cipras?

Pyetje e pestë: Çfarë problemi ka Erdogan me inagurimin e Xhamisë së re? A i ka kërkuar Erdogan Ramës që të largojë kryetarin e KMSH si të lidhur me Gylen?

Syri.net/ 22 mars 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho23/03/2018 15:46

Nga llumi, lum del; Asnje e mire vetm tradhetira thika pas shpine shqiptereve nga ky doç doçi!

Shto koment

Denonco