Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Dhurata e Metës në Festën e Greqisë

Dhurata e Metës në Festën e Greqisë

Nga Enton Abilekaj - 21/03/2018

Ndërsa kufiri mes detit dhe tokës nga Shkodra në Durrës ka humbur tashmë dhe njerëzit nuk po e kuptojnë më nëse jetojnë ne tokë apo në ujë dhe tokat që tjetërsohen në Lezhë gjenden në një hapësirë astokasdet, në Hotel Plazza shkëlqeu një akt I paprecedent i Presidentit, për kufirin natyral të detit.

Çelësin e Jonit që e mbante të shtrënguar në Presidencë, për të mos lejuar asnjë milimetër katror det të negociohej nga qeveria, Ilir Meta nuk e dha më në fund, por jo Ministrisë së Jashtme shqiptare, Ambasadës greke. Ai qëndrim që u duk të ishte vetëmohim në emër të interesave kombëtare, që u mbështet nga opozita dhe nga diaspora, që e bëri Qeverinë të ishte sadopak transparente dhe e detyroi të shtonte një anëtar në grupin negociator, ishte vetëm preludi i një akti surprizë, i një dhurate që Presidenti kishte vendosur tua bënte grekëve. Ata, shpikësit e dhuratave me kuaj të drunjtë, u habitën kur morën në dorë atë firmë mbi drurin e përpunuar që Presidenti çuditërisht kishte vendosur tua jepte grekëve.

E sigurtë është që këtë herë Meta e nxori blof Ramën, ndoshta hera e parë në marrëdhënien e të dyve. Ndërsa kryeministri bëri gjithçka për të marrë autorizimin, ndërsa dilte nëpër media dhe thoshte presidenti ka të drejtë, ndërsa zgjeroi tepsinë e grupit negociator, me një Profesor të nderuar, Rama shpresonte t’i merrte Metës edhe një herë atë që i duhej.

Meta këtë herë, nuk u gënjye si gjithmonë. Ai tani është President dhe, me pjekurinë politike të Presidentit, nuk ia dha Kryeministrit, a Ministrit të Jashtëm të vendit të tij, por ambasadores së palës tjetër. Rama vërtetë e mori atë që donte, vërtetë e kaloi edhe një herë pengesën e Ilir Metës, por nuk e pati fatin si herët e tjera, që ish aleati t’ia dhuronte personalisht aktin e dorëzimit. Si President ai zgjodhi që aktin e dorëzimit tua jepte në dorë grekëve, që askush të mos i thotë që Rama e gënjeu edhe atëherë kur askush nuk e priste.

Ndërsa shqiptarët që pyesnin “Pse Greqia është kaq e dëshiruar për marrëveshje ndërsa ne hezitojmë? A do humbasim apo do të fitojmë nga kjo marrëveshje? Pse nuk ka transparencë për Paktin Detar?”, e morën përgjigjen në Festën Kombëtare të Greqisë, kur Presidenti i dorëzoi ambasadores Greke autorizimin e Shqipërisë për të negociuar me shtetin e saj.

Ata që presin që Presidenti grek t’i dorëzojë ambasadores shqiptare atje autorizimin për negociatat me Shqipërinë, duhet të jenë të sigurtë që kjo nuk ka për të ndodhur. Nëse këtë do ta bënte Presidenti i Greqisë, Athina do ishte shkrumbuar plotësisht në ato pak orë që do t’i duhej Parlamentit ta shkarkonte me unanimitet.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Rush22/03/2018 18:54

Ne mandatin e dyte apo te trete presidencial, do t;i takoje Metes te nenshrkauje per Republiken Autonone te Vorio-Epirit, duke e future vene me nder ne histori nesoj si Ismail Qemali.

populi21/03/2018 19:31

ne jemi vend edhe popull leshi

Iliri21/03/2018 18:59

Enton, degjo se cfare thone per "profesorin e nderuar".
Ksenfon Krisafi -zgjedhja e gabuar e Metes. Ose Krisafi - ngjala e 2018. Se pari eshte njeriu i Rames qe luftoi ne Gjykaten Kushteuese me porosi te Rames qe te hidhte ne ere marreveshjen e meparshme. Se dyti eshte nje pinjoll i nomeklatures se larte komuniste pra nje individ i rrethit te ngushte te Rames dhe pinjolleve te tjere te tille si Ditmir Bushati. Se treti, Krisafi ka qene shume aktiv gjate kheve te fundit duke dale ne mbrojtje te Rames dhe Bushatit, dhe nuk duhet te krijohet asnje perceptim se eshte person i besuar i Metes. Se katerti, Meta duke e leshuar plotfuqishmerine pas takmit me Ramen dhe duke futur emrin e Krisafit, njeriut te besuar te Rames ka krijuar te shume qytetare pershtypjen se po pergatitet nje darke tjeter me ngjala per ne 1 prill. Se pesti Krisafi eshte nje servil i ish-rregjimit komunist qe eshte mesuar te mbroje te gjithe porosite e udheheqesit dhe nuk shqetesohet per aspektin juridik apo per te mbrojtur interesat e vendit mjafton ta kete mire me Ramen. Krisafi, Myslym Pashai dhe Mecollari jane te gjithe ne nje barke me Ramen dhe Ditmirin dhe transparenca jo vetem nuk do te rritet por do te shtohet terri dhe erresira. Kjo levizje e ka ndotur edhe Meten dhe shume shpejt shqiptaret do ta perceptojne edhe Meten ne grupin e tradhetareve se bashku me Ramen e Bushatit dhe kjo njolle nuk do ti hiqet me kurre sic ka ndodhur me shitjen e tokave Serbise. E mbajtshin me shendet pavaresisht se per momentin populli duket sikur eshte ne gjume, por kur te vershoje nafta ne pjese greke te gjithe do te zgjohen.

Shto koment

Denonco