Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Thesari në Jon, ose në kërkim të fijeve, që e detyrojnë Ramën të lëviz si kukull

Thesari në Jon, ose në kërkim të fijeve, që e detyrojnë Ramën të lëviz si kukull

Nga Poli Hoxha - 21/02/2018

Në emisionin e fundit të Eni Vasilit, ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur për çështjen e marrëveshjes për detin mes Greqisë dhe Shqipërisë, mes të tjerave dha një gjysmë informacion, për arsyet se përse kryeministri i Shqipërisë është nënshtruar pa kushte ndaj grekëve.

“Greqia tani duke dhënë një copë ujë dhe kripë e duke marrë zonën  ekonomike për vete, duke zgjeruar ujërat në 12 milje, Shqipërisë i mbetet uji rëra dhe kripa. Edi Rama është i kapur”, tha Sali Berisha.

Por a është vërtet Edi Rama i kapur nga grekët, siç thotë Berisha dhe mjaft zëra të tjerë politikë dhe analitikë?

Nëse po, si, nga kush dhe për çfarë arsyeje që normalisht duhet të jetë shumë madhore, përderisa ai rrezikon që të futesh në histori si kryeministër “tradhtar e antishqiptarë?!

Image

“Turbullova, që ta kthjelloj përfundimisht”

Nëse kthehemi mbrapa në kohë, gjatë shumicës së mandatit të tij të parë, Edi Rama, nga premtimi elektoral që kishte dhënë përpara se të vinte në pushtet, “zero problem me fqinjët”, i çoi marrëdhëniet veçanërisht me Greqinë vërtet në “zero”. Pa asnjë shkak dhe duke shkelur edhe “ABC-në” e diskursit të diplomacisë ndërkombëtare, ai nuk linte rast pa u shfaqur si “gango”, fodull dhe madje edhe duke provokuar rëndë pa asnjë shkak, si në rastin kur ju tha grekëve, se edhe Akropolin e kanë në këmbë për hir të shqiptarëve.

Gjatë shumicës së mandatit të tij të parë si kryeministër, Edi Rama i çoi marrëdhëniet Shqipëri-Greqi në nivel edhe më të ulët se në kohën e Ramiz Alisë dhe Adil Çarçanit. Përveç vizitës së ish-kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në Athinë në fillim Tetor të vitit 2016, takimet zyrtare mes përfaqësuesve të dy vendeve gati nuk ekzistonin, edhe në nivele të ulëta. Kurse për ndonjë vizitë të Ramës në Athinë dhe të kryeministrit Tsipras në Tiranë, as që bëhej fjalë.

Me çështje të fryra kot, si ajo e prishjesh të ca ndërtimeve në Himarë dhe të një kishe (të cilat dolën flluska sapuni më pas), me fjalime fodulle prej lideri rajonal në parlament, duke u kapur pas Vangjel Dules dhe hedhur shashka nacionaliste sa herë i jepej rasti, Rama krijoi një perceptim, se ai nuk pyeste fare për Greqinë.

Por “papritur” në 6-mujorin e fundit të qeverisjes së tij të parë dhe menjëherë pas rikonfirmimit për herë të dytë si kryeministër i  vendit, fillimisht nën rrogoz dhe më pas hapur, me takimin misterioz të  Kretës qëndrimi i Ramës ndaj fqinjit “problematik” ndryshoi 180 gradë. Këtë “dredhje” drastike e justifikoi së fundmi, me sofizmin konfuciane; turbullova fort, për ta kthjelluar pellgun përfundimisht.

Image

Nën rrogoz

Ndërkohë Edi Rama prej kohësh kishte nisur bisedime të fshehta për çështje të nxehta mes dy vendeve, të cilat pretendohen vetëm nga Greqia, si ajo e varrezave të ushtarëve, e ndarjes së detit dhe e mbylljes përfundimtare të “çështjes çame”.

Në fakt ai vetë personalisht, po punonte që ti lidhte fijet me lobe të fuqishme greke edhe më herët, madje me qarqe nacionaliste me tendenca të theksuara anti-shqiptare. Në vitin 2015 gjatë një vizite “private” shumë ditore në Neë York, Edi Rama u kap në flagrancë (shih foton), me priftin Ortodoks, Kozmas Karavellas, president i të ashtuquajturit lobit greko-himariot në SHBA. Kryeministri i Shqipërisë ndërkohë që brenda vendit bënte nacionalistin duke deklaruar, se nuk ka ekzistuar kurrë “Çështja Himara” dhe se ky rajon është njësoj si Tropoja, Skrapari apo Kolonja për qeverinë e tij, detyrohet personalisht që të shkojë me këmbët e veta në selinë e Kryedioqezës Ortodokse Greke të Amerikës në Neë York, ku zhvilloi një takim të gjatë me të ashtuquajturin Lob greko-amerikan i Himarës, të organizuar nga një shoqatë ekstremiste greke si ajo, “Himarrioton Society of America”.

Rama kurrë nuk e komentoi këtë takim, edhe pas dekonspirimit në rrjete sociale të fotos, ku shfaqet i kënaqur deri në ekstazë përkrah priftit Kravellas, që vazhdon të shkrijë jetën dhe pasurinë në SHBA, për “Himarën greke”.

Por pavarësisht nga këto takime misterioze dhe shumë të tjera (sipas shumë burimeve të hapura nga SHBA) që ka zhvilluar Rama gjatë vizitave të tij të gjata aspak transparente disa herë në New Jork, ai deri një vit më parë qëndroi fort, të paktën në retorikë, përball pretendimeve të Greqisë për të gjitha çështjet.

Nuk dihet nga i buronte kjo forcë karshilliku, por ajo përkon me dendësinë e flirteve me presidentin Erdogan dhe përkëdhelitë, që i vinin në atë kohë nga kancelarja Merkel.

Një “ditë të bukur” Vjeshte (12-13 Nëntor, 2017) vitin e kaluar opinioni publik shqiptarë mësoi papritur, se marrëdhëniet greko-shqiptare jo vetëm kishin shkrirë, por kishin arritur deri në atë pikë sa që ministrat e Jashtëm të dy vendeve arritën deri aty sa të mbylleshin për 3 ditë në një hotel në Kretë dhe pasi dolën prej andej, hodhën edhe valle së bashku.

Pavarësisht se pala jonë nuk dha asnjë informacion për këto bisedime konfidenciale, shpejt u mësua nga shampanja që u hap në Athinë, mediat greke dhe deklaratat euforike të ministrit Kotzias, se kryeministri ynë nga gango ishte shndërruar në një kukull, që lëvizte pa kusht sipas fijeve që tërhiqte pala helene.

Doni varrezat greke?; Merrini. Këmbëngulni që të fshijmë fjalën `Çamëri` dhe ta bëjmë, `Thesporiti`?; OK pa problem. Doni bllokun 1 dhe 2 në detin Jon, ku gjenden triliona metër kub gaz?; Pse jo…

Por çfarë zhvillimesh kishin ndodhur ndërkohë, brenda vendit tonë?

Image

Vota greke?!

Në tentativë për të shpjeguar këtë kokë-ulje radikale të Ramës ndaj grekëve, një nga teoritë që qarkullon më së shumti në mediat shqiptare është ajo, e votës-veto të tyre, për të penguar hapjen e negociatave, BE-Shqipëri, që këtë pranverë, siç ka premtuar dhe shpreson Edi Rama.

Kjo “fije” që po përdorin grekët për të detyruar Ramën të firmosë çfarëdo që ata kërkojnë, për hir të së vërtetës është shumë e besueshme në fakt. Pavarësisht se Greqia nuk ka votuar kurrë kundër vendit tonë në procesin integrues, nga kabllogramet e Wikileaks për Shqipërinë u zbulua se në fakt ajo e ka bërë këtë kërcënim sistematikisht, për të gjitha qeveritë shqiptare. Nuk kishte përse të ndodhte ndryshe edhe këtë herë, veçanërisht pasi edhe mentorja e kryeministrit Tsipras, kancelarja Merkel i hoqi vizën e kuqe Edi Ramës.

Po a mjafton vetëm  kjo “fije”, për ta detyruar Edi Ramën që ti falë Greqisë zonën ekonomike më të rëndësishme në detin Jon, ku janë zbuluar rezerva të pamasa gazi dhe nafte? Për naivët, ndoshta po.

Pas skandaleve të mëdha që i kanë plasur brenda vendit, Edi Ramës i duhet vërtet me patjetër një lajm i madh, mbulues e shumues, për t`jua hedhur shqiptarëve si spanjollët indianëve pasqyrat vezulluese; atë të hapjes së negociatave. Por pavarësisht kësaj, ai kurrë nuk do të guxonte që vetëm për hir të “integrimit” të ndërmerrte këtë aventurë të rrezikshme.

 Kjo “fije” nga ana tjetër është teje e hollë, edhe për faktin se vende si Holanda, Austria, Rumania dhe së fundmi edhe Gjermania dhe Franca (Droga dhe emigrimi masiv) janë deklaruar shumë skeptikë, për ti dhënë viston qeverisë së Edi Ramës për të hedhur një hap më shumë, drejt klubit të BE-së.

Pra vetoja greke më shumë se një detyrim-shtrëngim ndaj Ramën për të nënshkruar marrëveshjen është një alibi e atij vetë, për të fshehur arsyet e vërteta detyruese të firmës, që ka paralajmëruar se do të hedh në Korçë me kryeministrin, Tsipras, me rastin e festës së Pashkëve.

Image

Lojë dyshe me “vëllanë Erdogan”?!

Menjëherë pas kthimit mbrapsht nga presidenti, Ilir Meta, të kërkesës për plotfuqishmëri për bisedimet dhe marrëveshjen greko-shqiptare, në ambientet mediatike shqiptare u hodh urgjent një teori tjetër, me ngjyrime të forta konspirative. Më qartë, atë në fakt e artikuloi Nikoll Lesi në një editorial të tijin, ku shpjegonte se përse Ilir Meta, “më në fund u bë burrë shteti!”.

Sipas këtij versioni, Edi Rama, së bashku me presidentin Erdogan kanë bërë një lojë të madhe, në përfundim të së cilës, grekët do të ngelen me gisht në gojë dhe njëkohësisht për synime të brendshme, Rama synon që ti lërë “kopilin në derë”, Ilir Metës, por edhe opozitës.

Pavarësisht se Lesi thotë që Meta, si ujk i vjetër në politikë nuk e hëngri këtë tentativë, duket se loja në këtë këndvështrim ende nuk është mbyllur. Është fakt, se çështja e gazit të gjetur në Mesdhe më shumë se shqiptaro-greke është një betejë e egër, turko-greke. Këto dy vende janë pozicionuar aktualisht deri në prag të një konflikti edhe ushtarak, pikërisht për zonën ekonomike pranë Qipros, ku Greqia ka mbyllur tenderimin dhe po bëhet gati për shpime. Nëse Edi Rama do të firmosë marrëveshjen me Tsiprasin sipas kushteve që po përfliten deri më tani, atëherë ky do të ishte një precedent i fortë pro Greqisë, kundër pretendimeve të Turqisë. Në lojë janë edhe Izraeli, Libani, si dhe Franca dhe Italia me kompanitë e veta që kanë fituar tenderat e shfrytëzimit në atë zonë. 

Me pak fjalë fabula e kësaj “fijeje”, që i bie të jetë turke këtë herë është kjo:

Rama me Erdogan janë marrë vesh, që të bëjnë një gurgule në situatën e nxehtë për gazin në Mesdhe; kryeministri ynë futet në bisedime dhe pranon formalisht kushtet e Greqisë, që sheh si shpëtim të vetëm për ekonominë e saj të rrënuar, gazin dhe naftën në det; Bushati i dërgon një paçavure presidentit Meta dhe i thotë, firmos një letër të bardhë; Meta me të drejtë refuzon dhe e kthen mbrapsht; marrëveshja bllokohet e dështon; Greqia nervozohet dhe deklarohet, se ne nuk e meritojmë votën e saj për hapjen e negociatave (droga etj etj); Rama e ka kryer misionin ndaj vëllait Erdogan; Meta dhe opozita mbajnë përgjegjësinë, për mos hapjen e negociatave dhe prishjes përfundimtare të marrëdhënieve me Greqinë...

Dhe në fund Edi Rama do të thotë; marrëveshja që do të nënshkruanim (Sepse refuzon të tregojë se çfarë përmban ajo në hollësi) nuk falte as det dhe as “Çamëri”!

Në të gjithën këtë ka mjaft doza të një teorie konspirative, por përderisa kryeministri ynë edhe çështje kaq madhore kombëtare i trajton në kushtet e një “oferte” mafioze çdo gjë është e mundur.

Image

Prapë kumbari, Xhorxh Soros?!

Në datën 5 Janar të vitit 2017, “The Daily Caller News Foundation Investigative Group”, njoftoi se miliarderi George Soros vetëm gjatë vitit 2016 investoi 238 milionë dollarë në kompani nafte e gazi, kjo sipas evidencave financiare federale. Në këtë investigim thuhet se plot tetë kompani ku Soros ka aksione të mëdha kanë marrë licensën për 18 blloqe, në tokë dhe det, brenda territoreve dhe veçanërisht, në të dyja anët e kufirin Shqipëri-Greqi dhe përmes tyre.

 Që në vitin 2015 Greqia tenderoi të gjithë zonën ekonomike pa eksluzivitetin e saj, që historikisht i takon Shqipërisë dhe veçanërisht blloqet 1 dhe 2 në detin Jon. Në atë periudhë qeveria Rama bëri plot tre nota proteste për këto lëvizje të njëanshme të palës greke, por më vonë që pas vitit 2016, kur në lojë u fut Soros për naftën dhe gazin në këtë rajon, vetëm ka heshtur. Dy ditë më parë kreu i  kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Ardian Bylyku konfirmoi atë që kishin dekonspiruar me eufori më herët mediat greke, pas dhënies së detajeve për marrëveshjen për detin me Shqipërinë; se vendi ynë nuk ka pretendime për bllokun 1 dhe 2 në Jon.

Dy ditë më parë Rama shkoi në Berat dhe prezantoi një marrëveshje të vjetër të kompanisë SHELL ku Soros ka hyrë fuqishëm me aksione, në brendësi të territorit tonë. E shpalli naftën dhe gazin në tokë, si strategji kombëtare të së ardhmes, por harroi të fliste për atë në det. Ka të dhëna të besueshme se në marrëveshje është futur edhe kufiri tokësor dhe disa zona ku kompani të Sorosit kërkojnë të nxjerrin naftë.

“Ky zhvillim ( financimet e Soros për hidrokarburet në rajonin tonë), i cili i zbret më poshtë në jug interesat e Shell, paksa më sipër kufirit greko-shqiptar, koincidon ne rezultatet e një tenderi për licensa kërkimi e shfrytëzimi në tre pellgje në tokë në Greqinë Perëndimore. Pellgu naftëmbajtës Arta-Preveza, i cili ka tërhequr oferta nga ELPE (Hellenic Petroleum) dhe Energean Oil & Gas, i është dhënë ELPE-s”, shkruan The Daily Caller News Foundation Investigative Group.

Nëse “fija” që po lëviz në këtë rast Edi Ramën komandohet nga Soros, atëherë jemi mes një pazari shkëmbimesh në tokë e në det dhe në përfundim kemi për të parë një “hartë”, të cilën nuk do ta kritikojë vetëm kumbara Soros.

Image

Po Balili a ka gisht, në gjithë këtë?

Edhe pse ka shumë spekulime, ekzistojnë indicie të besueshme, se grekët kanë futur në lojë për të shtrënguar Edi Ramën në lidhje me marrëveshjen për detin, Klement Balilin. Faktikisht në Shqipëri, ai nuk ka asnjë çështje të hapur. Policia jonë bën herë pas here ndonjë aksion-show në fshatin e tij për ta kapur në llogari të palës greke, por vetëm kaq. Dëgjohen shpesh thirrje të gazetarëve të kronikës së zezë, sipas të cilëve një zgjidhje për Balilin do të ishte të vetëdorëzohej te policia shqiptare. E gjitha kjo është tymnajë; Balili e ka pisk me drejtësinë greke dhe nëse do të shihte si zgjidhje të bërin e “të penduarit” në shkëmbim të lehtësive të mëdha, ai këtë do ta bënte aty ku është edhe burimi problemeve të tij; Në Greqi me DEA-n amerikane dhe policinë greke të antidrogës.

Tashmë opinioni publik shqiptar është familjarizuar me fabulën, se Klement Balili ka filmuar disa ministra të Ramës në hotelin e tij “Santa Quaranta” në skena që do ta rrëzonin qeverinë e tij për 30 sekonda. Balili përfaqësohet në Greqi nga një prej avokatëve më të shquar aty, Aleksis Kugias, i cili ka zgjidhur duke favorizuar ndjeshëm pozitat e klientëve të tij, disa çështje të mëdha në marrëveshje me drejtësinë greke.

Pra nëse do të kishte një vend ku Bali do të kishte interes të dorëzonte filmimet e tij “të arta”, ai do të ishte Greqia. Kurse presionin palës shqiptare për të vetmen çështje që ai ka problem këtu, pronat e sekuestruara, për hesap të tij e bën me dëshirë palës greke, mjafton që të zgjidh çështjen e rezervave të gazit e naftës në Jon.

 Edhe kjo “fije” nëpërmjet të cilës pala greke mund ti bëjë shantazh Edi Ramës, në pamje të parë duket shumë e hollë dhe në kufijtë e teorive të konspiracionit.

Por, nëse do të citonim vetë Edi Ramë:

Në Shqipëri gjithçka mund të ndodhë dhe asnjëherë mos mendo, se i ke parë të gjitha!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

!22/02/2018 14:50

Edi Rama eshte I kapur nga te gjitha anet ,nga serbet,nga greket,nga mafia nderkombetare SEPSE ato fakte qe ka Serbia I ka edhe greqia dhe mafia nderkombetare.PRA Edi Rama eshte zene ngushte dhe nuk ka rruge tjeter per te shpetuar koken, vecse te PENDOHET dhe te bashkepunojne me Lulzim Bashen qe te shpetoje veten e tij dhe te vendit .Ndryshe fundi I tij eshte I tmershem dhe me pasoja per vendin dhe I mallkuar se jeta nga te gjitha brezat.TE mendohet thelle nga te 4 anet dhe poshte dhe larte dhe te reflektoje se kjo eshte rruga e vetme dhe me mira per vete dhe per vendin dhe per te gjitha njerzit.Kam shume besim se do te reflektoje dhe do te dale nga kjo situate dhe do te jetoje I qete dhe I penduar per gjithcka qe ka bere por I qete ne shpirtin e tij.

edvin21/02/2018 21:23

Edi Rama nuk do kete shansin per te nenshkruar marreveshjen me greket!Lutni zotin qe per idiotsite e tij,te mos hapet ndonje konflikt rajonal.Mbani mend...se Edi Rama eshte me kartele dhe I papergjegjshem.Nje dite ai mund ta shfrytezoje kartelen e tij,per tju shmangur pergjegjesise ligjore.Nderkohe,parate e korrupsionit shteteror,do I kete siguruar me vella Olsin dhe "vella" Gregun.

Edlir Rameta 21/02/2018 17:15

Te gjitha mund te jene te vertete,dhe kjo fabula qe Kel Balili ka video te ministrave te Rames eshte nje dredhi ,perse e them kete para disa muajsh ne momentet ku u shkarkua Ylli Manjani kam shkruar ketu arsyen perse u shkarkua Ylli Manjani?!(dhe kam denoncuar se Ylli Manjani ka videon e santa quaranta )ne hotelin e Balilit kete video dhe nje document kofindencial ne ate kohe ja dorzohi Don Lu ambasadori amerikan ne kete video pervec disa ministrave te Edvin Drames si Gjiknuri apo ahmetaj shfaqet dhe vet Edvin Rama,Ylli Manjani asnjehere se mori mundimin te tregonete perberjen e videos arsyen une e di por te tjeret se dine,arsyeja ishte se ilir Meta beri marveshje me Ramen qe kjo video mos te shfaqej te shkarkohej urgjentisht Ylli Manjani dhe...... U shkarkua Ylli videon ndoshta nje copie ja mori meta,nje kopie e ka Don Lu,nje Visho Ajazi dhe nje Saje qori apo Saje Droga.Ne kete video eshte vec te tjerve Edvin Drama me dy shoqeruese,dhe nje rast tjeter Edvin Drama me nje mikun e tij te ngushte qe ka probleme me drejtesine amerikane.Po ju jap dhe nje info tjeter nje perseon qe e ka pare videon eshte larguar ne drejtim te pa ditur pasi ju ofrua nje shume milion euroshe per te mos folur per ato qe kishte pare ne video dhe live kur Edvin Drama vizitonte resortin santa quaranta.Ylli Manjani ka pergjegjesine njerezore te tregoji popullit cfare perban ajo video.,megjithse sic e theksova me larte Ylli ka qene i kercenuar per te mos folur.Nje dite do shpertheje ky skandal,do zoti burat qe dalin ne tv dhe hedhin shashka te behen bura te tregojne denoncojne video scandalin Edvin Drama &CO ne santa quaranta.

Shto koment

Denonco