Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kanabizimi i jetëve rinore Tahiri, kotelja dhe plaga e rinisë

Kanabizimi i jetëve rinore Tahiri, kotelja dhe plaga e rinisë

Nga Dritan Kaba - 30/09/2016

Këto ditë, të fillimvitit shkollor, është bërë evidente një valë dhune mes të rinjve, me viktima të dykahshme, ata që e pësojnë dhunën deri në humbje të jetës dhe atyre që ju shkaterrohet ajo ende pa e filluar nga aktet kriminale që ushtrojnë ndaj të tjerëve. Policia bën komunikata banale për këto ngjarje të rënda. A i bëjnë thirrje ndërgjgjes cfarë po ndodh me rininë sot, apo mjaftohet me arsyetime idioteske, se u shanë në facebook dhe u vranë, ky tjetri e plagosi se e ofendoi, ai e gjymtoi se i ngacmoi kushërirën, ata u rrahën për një vajzë. Asnjë analizë për ta parë të vërtetën sic është. Duhet profesionalizëm dhe guxim për të dalë e vërteta, por fatkeqsisht profesionistë nuk ka. Ata janë të zënë me numrimin e rrënjëve të hashashit. A ka një studim që do i duhej shoqërisë të njohë plagët e veta?

Sa nga të rinjtë që kanë bërë akte kriminale janë përdorues të drograve të ndryshme, sa nga ata janë përdorues të hashashit? Deri tani asnjë e dhënë. Është detyrimi i policisë, të bëjë analizën e këtyre ngjarjeve. Por drejtuesve të saj nuk i intereson, sic duket, shkaku i vërtetë. Në këndvështrimin më pozitiv ajo është neglizhente. Për mua, nuk do ta ekspozojë, me vetëdije. Nxjerrja e problemit kryesor, e shtimit të krimit mes të rinjve, do akuzonte direkt ata, per punen e pamjaftueshme ose lejimin me koshiencë të kultivimit të kanabisit në të gjithe vendin.

Një sasi e konsiderueshme e këtij “prodhimi” konsumohet nga rinia. Organet e rendit mbajnë përgjegjësinë kryesore direkt për mbjelljen, korrjen dhe shitjen që po bëhet pranë shkollave sikur të ishin fara luledielli. Në një kohë që shitësit e farave, po kapen dhe po i “asgjesohet” produkti, “tregtuesit” e kanabisit janë të lirë të helmojnë rininë. Asnjë rast deri më sot nuk është publikuar për arrestimin e shitësve të vdekjes pranë shkollave. Shitësit ambulantë, në “luftë” me policinë, mbushin me foto, faqet sociale Ndersa, Zonat e shitjes së helmit janë ndarë mes grupeve kriminale, si Blloqet e kërkimit të naftës me koncension.

Tani, kur më shumë se kurrë shoqëria ka nevojë për tu njohur sa thellë ka shkuar dëmi i helmit të gjelbërt, ministri nxjerr “filma” me kotele ose spote me dy seri, të dhjetë makinave elektrike që nuk na ndotkan ambientin. Sic duket nga këto makina është ulur ndotja me 15% n ë Tiranë. Absurd, që të cingris nervat. Ndërkohë gjaku dhe mendja e rinisë helmohet gjithnjë me shifra alarmante, aq sa një i ri gjimnazist, që nuk tymos kanabis shihet si “cun mami” nga bashkëmoshatar ët. Asnjë spot sensibilizues, për dëmin që i sjell rinisë në psiqikë, në veprimet e tyre ndaj të tjerëve, në para dhe varësinë nga konsumimi i lëndëve narkotike.

Ministria e Shëndetësis ë është më e shqetësuar për koncensionin e “anal – izave”, që po i bën një fushatë ekselente publicitare, se sa për jetët e të rinjve Dëmi tjeter akoma me i madh është, edukimi, pa mësimdhënie dhe libra, me fitimin e shpejtë, të paligjshëm dhe me rrugë kriminale, duke i c’mesuar që jeta fitohet me djersë, dije dhe punë. Cfarë mendojnë të rinjtë, kur shitësit e helmit i kalojne pranë shkolles me BMË apo BENZ, ndërkohë atyre iu kërkohet të mesojnë dhe të punojnë, për të arritur suksesin !? Ministri “regjisor” investohet dhe shqetsohet më shumë për të paraqitur një Danimarkë, në Shqipëri, se sa per të luftuar ndaj kësaj të keqeje kombëtare.

Nxjerr në shkolla grupe për të treguar rregullat e trafikut dhe vijat e bardha, por trafikimi i lëndëve narkotike ditën për diell nuk përbën problem. Situata është alarmante dhe kërkon zgjidhje të menjehershme. Ajo nuk zgjidhet me “filmat” e regjisorit Tahiri, as ndërgjegjesohet rinia me kotele, por me vendosmëri, realizëm dhe luftë ndaj krimit që iu shkatërron jetët sot. Kush ka ndermend të përkëdhelë kotele, më mirë të rrijë në shtëpi e të loze me to, se sa me jetët e të rinjve Kotelet nuk tymosin hashash.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco