Lajmi i fundit

Tjetër skandal/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Përse shqiptarët po largohen të pashpresë nga vendi?

Përse shqiptarët po largohen të pashpresë nga vendi?

Nga Kastriot Islami - 08/01/2018

Të gjitha mediat franceze sot botojnë lajmin e keq e tmerrshëm për Shqipërinë: Sipas të dhënave të Organizatës franceze për refugjatët , në 2017 numri i azilkërkueseve nga Shqipëria ka shënuar një rritje me 66 përqind krahasuar me 2016, duke arritur shifrën rekord prej  7630 azilkërkuesish. Konsiderohet i çuditshëm fakti që Shqipëria, e klasifikuar si “vend i sigurtë”, thënë ndryshe nga i cili nuk pritet të jetë vend origjine për azilkërkuesit, të zërë vendin e parë në botë përsa i përket numrit të emigrantëve, madje duke ja kaluar edhe Afganistanit, Sudanit, Guineas, Haitit. Për me tepër që është një vend anëtar i NATO, kandidat për anëtar në BE dhe që pret të hapë këtë vit negociatat për anëtarësim në BE..?!Përse ndodh kështu me shqiptarët?

Arsyet janë të shumta; por ato nuk janë thjesht ekonomike. As thjesht e vetëm se në vendet e BE është më mirë se në Shqipëri. As vetëm se Shqipëria është vendi më i varfër në Europë.As thjesht se papunësia është e lartë….

Arsyet janë më të thella…Pas 2013, shqiptarët po largohen masivisht nga Shqipëria, duke ja kaluar për nga numri i emigrantëve vendeve me konflikte të brendshme etnike e fetare, vendeve në situatë pas lufte, vendeve me regjime autoritare e gjakatare, vendeve afrikane më të varfra, vendeve pa shpresë e të pa të ardhme. Vendeve ku qytetarët nuk kanë më shpresë e besim se mund të jetohet në të tashmen dhe e ardhmja është e pasigurt. Shqipëria pas 2013 ja kalon të gjithë këtyre vendeve, duke kaluar pas 2013 të gjithën vendeve të tjera pas 2013, kur drejtimin e vendit e ka marrë Edi Rama. Përse?

Pas 2013, shqiptarët janë gjithnjë e më të varfër, por kjo nuk mjafton për të shpjeguar këtë situatë sepse edhe më parë kanë qenë të varfër.

Janë gjithë e më të papunë, por edhe kjo nuk mjafton për të shpjeguar në mënyrë bindëse këtë situatë, sepse edhe më parë papunësia ka qenë e lartë.

Një pjesë gjithnjë e më e madhe shqiptarësh vuajnë gjithnjë e më shumë për bukën e gojës, duke e kërkuar atë në kazanët e plehrave, por as kjo nuk mjafton për të dhënë një shpjegim bindës sepse numri i atyre që jetonin nën pragun e varfërisë dhe merrnin ushqimet me listë ka qënë i lartë.

Arsyet janë të tjera, më të thella… Mjafton të analizohet se po largohen gjithnjë e më shumë qytetarë me arsim të lartë. Me tituj profesor e doktorë shkencash. Mjeke të talentuar. Të rinj e të reja të diplomuar në universitet më të mira të botës. Po emigrojnë jo vetëm të varfër e të papunë, jo vetëm nga zonat rurale e zonat e thella, por gjithnjë e më shumë qytetarë që kanë një gjendje ekonomike të pranueshme. Gjithnjë e më shumë qytetarë që kanë të ardhura e madje pasuri të vlerësueshme. Gjithnjë e më shumë biznesmenë që po mbyllin apo shesin bizneset e tyre. Gjithnjë e më shumë specialistë e ekspertë që punojnë në kompani prestigjioze… Po përse atëherë largohen…? Përse? Ja disa nga arsyet, që të gjithë shqiptarët i dinë dhe i artikulojnë në biseda të sinqerta mes tyre:

Shqipëria është një vend i pasigurt, ndoshta një nga më të pasigurtët në Europë. Shqipëria është vendi ku qytetarët e janë të pashpresë…Ku e ardhmja e femijve të tyre është ekstremisht e rrezikuar…

Sepse Shqipëria është vendi i parë në Europë për prodhimin e kanabisit dhe trafiqet e drogës…

Sepse Shqipëria është vendi i parë në Europë për korrupsion, për pastrimin e parave të pista…

Sepse Shqipëria është i vetmi vend në Europë e ndoshta në botë ku kriminelët bëhen deputetë…

Sepse Shqipëria është i vetmi vend në botë, kryeministri i të cilit akuzohet për përdorim të drogave të forta…

Sepse Shqipëria është i vetmi vend në botë Kryeministri i të cilit akuzohet nga organizmat ndërkombëtare si zotërues i një pasurie të paligjshme prej 200 milion euro të fshehur në një llogari off shore në emër të të vëllait.

Sepse Shqipëria është i vetmi vend në botë Kryeminsitri i të cilit është i vetmi në botë që në ceremoni serioze ndërkombëtare paraqitet me atlete.

Sepse Shqipëria është i vetmi vend në botë Kryeministri i të cilit i ka lyer muret e zyrës kryeministrore me zhgarravinat e tij halucinante.

Sepse Shqipëria është i vetmi vënd në botë Kryeministri i të cilit udhëton me çartera të shtrenjte kalon pushimet në resorte luksoze, dhe kostumet e veshjet e të cilit kushtojnësa 100 pensione mujore.

Sepse Shqipëria është i vetmi vënd në Europë, ku ministri i brendshëm bashkëpunon me klanet dhe familjet mafioze për trafikun e drogës dhe të armëve…

Sepse Shqipëria është një vend ku kryeministri ka vrarë meritokracinë, ku as shkolla dhe as arsimi i lartë nuk mjaftojnë për të gjetur një vend pune….

Sepse Shqipëria është një vend ku kryeministri urren profesorët, doktorët e shkencave, të diplomuarit jashtë vendit e ekspertët dhe promovon të paaftët, injorantët, servilët, perversët,  mashtruesit…

Sepse Shqipëria është një vend ku qeveritarët kanë “shokë të ngushtë” e bashkëpunëtorë, kriminelët, hajdutët, të dënuarit për prostitucion e narkotrafiqe të cilët i bëjnë deputetë, u japin tendera e koncesione, kalojnë kohën e lirë, drekosen e argëtohen në jahte e resorte luksoze, brenda dhe jashtë vendit…

Sepse Shqipëria është një vend ku kryeministri ka vendosur nën kontroll politik e klientelist, bizneset kryesore. Median që e paguan me paratë e korrupsionit e të narkotrafiqeve. Shoqërinë civile që hesht për marrëzitë e tij apo promovon dështimet si suksese. Blen votat dhe kërcënon votuesit. Dhe më së fundmi edhe drejtësinë…

Sepse Shqipëria është një vend ku kryeministria kompromentuar me paratë e pista të korrupsionit, krimit dhe narkotrafiqeve edhe disa ambasadorë dhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë që heshtin për korrupsionin qeveritar, për lidhjet e krimit me politikën,  për kultivimin e kanabisit dhe narkotrafiqet, për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve, e tjerë e tjerë, madje heshtin edhe për faktin që Shqipëria po zbrazet nga shqiptarët që po largohen masivisht duke shkuar drejt vendeve të tyre…

Por përveç këtyre, ka edhe një arsye që e dëgjoj kudo e gjithnjë e më shpesh…

Me ardhjen e Rilindjes në drejtimin e vendit, E KEQJA është bërë shumë e madhe. E KEQJA është bërë maxhorancë… E KEQJA është bërë agresive. E KEQJA është bërë dominante. E KEQJA është kthyer në të vetmen mënyre e mjet për tu bërë i “suksesshëm”. Pra e E KEQJA është shndërruar në MODEL SUKSESI.

Prandaj të ndershmit, të aftët, të diplomuarit, të suksesshmit e vërtetë, ekspertët, profesorët, doktorët e shkencave, të diplomuarit jashtë vendit, biznesmenët e suksesshëm, artistët e talentuar, mjekët e aftë, gjyqtarët e ndershëm, ata që duan dhe adhurojnë familjen, ata që kërkojnë të rrisin e arsimojnë ndershmërisht e realisht fëmijët, po largohen të pashpresë nga ky vend me idenë se “ky vend nuk bëhet”…

Sigurisht që kjo është alarmante dhe e papranueshme… Kështu deklarojnë gjithnjë e më shumë qytetarë.. Por kjo nuk mjafton… Duhet urgjent reagim masiv… Sot… Sa më shpejt…sepse nesër do të jetë shumë shumë vonë… Shqipëria po zbrazet…Nesër do të jetë më e vogël…me më shumë të paaftë...me më shumë të varfër..me më shumë të papapunë… me më shumë të uritur që kërkojnë bukë në kazanët e plehrave… me më shumë kriminelë e trafikantë në politikë e kudo… me më shumë të droguar në qeveri e kudo…me më shumë perversë në shoqëri…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp 09/01/2018 09:17

Po profesor.Ke te drejte.Ne parlament futen deputet qe pastaj ju duhet gjithe sherbimeve te huaja ti identifikojne .Si kryetar i shoqates se miqesise Shqiperi-France dhe politikan i larte dhe deputet, a mund te na thoni se cili ishte prapavija e ligjit qe kompanija Franceze qe ka sherbimin e kartave te identitetit dhe pashaportave biometrike ju hoq emri i babait dhe u nderrua gjithe sistemi identifikimit perfshi edhe te dhenat per lindjet dhe vdekjet?.Mos per arsye te fshirjes se kujteses historike dhe te autoktonise se shqiptareve ne keto troje.Apo per hajdutlleqe.Ne se kjo eshte arsyja atehere kemi te bejme me nje akt te tradhetise kombetare.

Daj Jaku09/01/2018 00:10

Kush e shpiku EDramën dhe kush e solli në pushtet? Sa e bleu dhe kujt ja bleu Partinë Socialiste? Sa kohë ke që merresh me njerëzit dhe me politikë Profesor? Si nuk arrite të parashikosh këto të vërteta që na thua sot? Si nuk u ndjeve asnjëherë përpara se sa të flakte nga PS- ja Profesor? A nuk e dije ti dhe shoku yt i gjimnazit që kishit të bënit me një të çmendur dhe të droguar? Çfarë interesash personale vutë përpara interesave të atdheut? Shoku yt Fatosi mori një kamion me para për shitjen e partisë dhe iku në Vjenë. Ju socialistët jeni njerëz të prishur, të korruptuar, kjo sepse vetë ideollogjia juaj është e gënjeshtërt, utopike, jo reale, dhe për konseguencë prodhuese e dhunës. Dhe besoj se ti e din o Profesor se e keqja nuk del pi nuk arriti fundin.

E vertete08/01/2018 22:55

Beilante. Çte shtosh me shume? Asnje gje.

Shto koment

Denonco