FOTO/ Universiteti UET i Çilit, 650 mijë $ detyrime tatimeve

FOTO/ Universiteti UET i Çilit, 650 mijë $ detyrime tatimeve

02:01, 07/02/2017
A+ Aa A-

Përmes një postimi në rrjetin social “facebook”, "Ne Shqipëria" ka bërë publike një dokument të zyrës Rajonale të Tatimeve ku universiteti i Çilit, UET, ka detyrime të pa paguara bë vlerën 650 mijë USD.

Gjithashtu, "Ne Shqipëria", pohon se nga një audit i "Deloitte&Touche" në 2015, biznesi i Çilit gjithashtu kishte detyrime tatimore në vitet paraardhëse.

A është favorizuar universiteti i Çilit, i cili ka qenë një nga partizanët më të mëdhenj pro reformën në arsim? Reform?, e cila hasi në kundërshtime pedagogësh dhe studentësh, e u akuzuar si reformë klienteliste. Një ndër emrat e lakuar më fort në këto akuza ishte edhe ai i Çili.

A po bën Çili me Ramën atë që bëri me qeverinë Berisha, një flirt me pushtetin për fitime e favore të biznesit të tij privat? Përpos të tjerash, kujtojmë këtu lindjen e miqësisë së ngrohtë Çili-Veliaj, kur në kohën Berisha ofendonin njëri-tjetrin në studio televizive, si dhe shkrimet e mediave të Çilit, ku ky i fundit kërkon një mandat tjetër të Ramës.

Gjithashtu, të mos harrojmë shkarkim e Alfred Lelës për shkak të vijës editoriale të butë që mediat e Çilit donin të kishin ndaj qeverisjes Rama.

Janë një sërë të dhënash që dëshmojnë një simbiozë të tillë me shkëmbime favoresh e interesash, se në një kohë kur qeveria të fut në burg për mospasje kasë fiskale apo mos dhënie kuponi tatimor, është e çuditshme si mund t'ia hedhësh pa paguar detyrime tatimore që shkojnë në mbi gjysmë milioni dollar.

Postimi në “facebook” i "Ne Shqipëria":

"Biznesmeni Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës u detyrohet Tatimeve 650 mijë USD. Zoti Çili një mbështetës i flaktë i reformës në arsim dhe përfitues i drejtpërdrejtë prej saj, nga reforma, duket se po përfiton edhe nga bujaria e qeverisë, në shmangien e detyrimeve tatimore, që ka biznesi I tij. Një dokument i Zyrës Rajonale të Tatimeve ka zbuluar se deri në datën 3 Shkurt 2017, universiteti i Çilit kishte rreth 68 milionë lekë detyrime të papaguara, një shumë e përafërt me 650 mijë USD. Kjo shumë është e barabartë me qiranë e 2 viteve, që paguan Çili për godinën e Universitetit, çka nënkupton se qeveria jo vetëm që i ka krijuar avantazhe me rekrutimin e studentëve me fonde publike nga reforma, por Çili përfiton dhe lehtësi fiskale të rëndësishme, aq sa mund të shuajë barrën e qirasë për dy vjet. Një tjetër dokument i kompanisë audituese "Deloitte&Touche", e cila ka audituar financat e UET për vitin 2015, zbulon se edhe në vitet paraardhëse, Çili ka pasur detyrime të papaguara në tatime. Kjo tregon edhe një herë se Kryeministri e ka kthyer shtetin në një bahçe favoresh, ku ha vetëm grigja e tij. #PërQytetaretJoKryetaret'

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco