Berisha fton qytetarët: Të gjithë në këmbë kundër këtyre kriminelëve, t’i kapim për zverku!

Berisha fton qytetarët: Të gjithë në këmbë kundër këtyre kriminelëve, t’i kapim për zverku!

20:05, 28/03/2024
A+ Aa A-

Kreu i opozitës, Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen në këmbë dhe të rrëzojnë këtë pushtet i cili mbahet në këmbë nga kriminelët

Deklarata:

Qytetarë dhe qytetare, të shtrojmë pyetjen sonte: sa do i durojmë ne më shumë këta?

Sa do i durojmë ne këta hajdutë, këta trafikantë, këta faqezinj që nuk kanë ligj dhe as moral?

Sa do presim ne të mashtrohemi nga Dumanë, Kraja dhe kriminelë të tjerë në Skapin e partisë, që janë bërë mburojë e tyre.

Nuk durohet më!

Në këmbë të gjithë!

Në këmbë të gjithë!

Në këmbë të gjithë kundër këtyre kriminelëve, për zverku t’i kapim.

Për zverku t’i kapim!

Për zverku t’i kapim!

Për zverku t’i kapim!

Të pastrojmë zyrat prej tyre.

Të shpëtojmë Shqipërinë prej tyre.

Të shkojmë drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira. Fitores së opozitës.

Ndaj dhe unë, duke ju përshëndetur, ju ftoj, ftoj çdo shqiptar në mosbindje civile.

T’i kërrejmë nga zyra këta trafikantë, këta vjedhës, këta hajdutë, ëkta kriminelë që nuk kanë asnjë parim përveç pasurimit të tyre, përveç vjedhjes së qytetarëve.

Të sigurt se gjë në botë nuk na ndan nga fitorja.

Se qeveria teknike do jetë e sigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco