Udhëtonin me 30 kg kokainë në makinë, arrestohet në Milano çifti shqiptar

Udhëtonin me 30 kg kokainë në makinë, arrestohet në Milano çifti shqiptar

15:11, 24/09/2017
A+ Aa A-

Udhëtonin me një makinë Opel të ngarkuar me kokainë, plot 30 kile, të ndara në 28 “bukë”.

Karabinierët e bërthamës së lëvizshme të Milanos kanë arrestuar një burë dhe një grua, të dy shqiptarë dhe të mosh 37 vjeç, me banim në zonën e Comos.

Arrestimi i tyre ishte i rastësishëm, kur makina e karabinierëve qëndroi përkrah makinës së shqiptarëve, me targa gjermane, para një semafori të kuq.

Sapo pa karabinierët, gruaja u tremb dhe, duke parë reagimin e saj, ushtarakët vendosën të bënin kontroll. Në çantën e gruas u gjetën 1700 euro, të cilat ajo nuk mund t’i justifikonte.

Çifti u shoqërua në kazermën e karabinierëve, ku u zbulua edhe droga në makinë, ç'ka solli arrestimin e tyre.

la Repubblica – Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco