Vrasja në familje, zbulohet shkaku pse xhaxhai ekzekutoi nipin

Vrasja në familje, zbulohet shkaku pse xhaxhai ekzekutoi nipin

16:43, 23/09/2017
A+ Aa A-

Konflikti që ka marrë jetën e Mirsad Kuçit pasditen e sotme në Shkodër dyshohet se ka ndodhur për shkaqe pronësie.

Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin e vrasjes. Ai është Bujar Kuçi, që sipas të dhënave të para nga burime policore, ka ekzekutuar nipin e tij, Mirsad Kuçi, rreth 30 vjeç.

Vrasja ka ndodhur pranë teatrit “Migjeni”. Si viktima ashtu dhe autori jetonin nën një çati dhe kishin oborr të përbashkët, dhe pikërisht në banesë dyshohet se ka ndodhur edhe krimi.

Nga të dhënat e para mësohet se Mirsad Kuçi është goditur me thikë. Ai është transportuar në spital, por ka humbur jetën rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco