FOTO/ Ja kush biznesmeni që u vra me plumb në kraharor

FOTO/ Ja kush biznesmeni që u vra me plumb në kraharor

16:31, 22/09/2017
A+ Aa A-

Personi që shikoni në fotografi është viktima, i cili u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Dibër.

Image

Alban Kaloshi, i njohur ndryshe si Gëzim Kaloshi 42 vjeç, me banim në fshatin Blliçe të Dibrës, u vra në rrethana të mistershme, ende pa zbardhur e premtja. Kufomën e tij rreth orës 03.30 të mëngjesit të sotëm dy persona të paidentifikuar e çuan në urgjencën e spitalit të Dibrës, duke u larguar pa u identifikuar.

Nga këqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko-ligjor, rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor.Janë ende të pa qarta rrethanat e vrasjes së pronarit të një pike bastesh, ku mbetet për t’u sqaruar nëse bëhet fjalë për vrasje apo ngjarje aksidentale.

Nga ana e policisë janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë të ndryshme të mbrëmjes së djeshme. Për të zbuluar më shumë mbi vdekjen e 42-vjeçarit, po bëhet këqyrja e telefonit, si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco